PE thirrje anëtarëve të BE-së: “Njiheni pavarësinë e Kosovës!”
Rezoluta për Kosovën u miratua me 281 vota pro dhe 229 kundër. Parlamenti përshëndeti vendosjen e suksesshme të EULEX-it në territorin e Kosovës
Blerina Olldashi
Me rastin e njëvjetorit të pavarësisë, Parlamenti Europian miratoi dje me shumicë votash Rezolutën për Kosovën. Me këtë rast, Parlamenti Europian inkurajoi vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë sa më shpejt. Kjo përfshihej në Rezolutë me anë të një amendamenti që u miratua me 281 vota pro dhe 229 kundër. Agjencitë e lajmeve kosovare bënë të ditur se Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për Kosovën me 424 vota për dhe 133 kundër. Në të njëjtën kohë ky Parlament përshëndeti vendosjen e suksesshme të EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në veri të Ibrit, duke përsëritur kundërshtimin e mundësisë së copëtimit të Kosovës.
Në Rezolutë theksohet se ”marrëveshjet kalimtare midis OKB-së dhe qeverisë së Serbisë duhet të rishqyrtohen, në dritë të zhvillimeve në terren, kur EULEX-i të arrijë aftësitë e plota operacionale”. Kjo do të thotë se UNMIK-u duhet të pushojë se ekzistuari kur të vendoset EULEX-i plotësisht në territorin kosovar. Parlamentarët europianë u shprehën optimistë për përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe ftuan qeverinë e këtij vendi të promovojë bashkekzistencën dhe dialogun mes komuniteteve. Miratimi i Rezolutës u bë një ditë pasi u diskutua gjerësisht për situatën në Kosovë. Në fakt rezoluta ishte përgatitur muaj më parë dhe kishte qëllim që të qartësonte qëndrimin europian për Kosovën. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të viti 2008 dhe është njohur si shtet i pavarur nga 54 vende të botës. Nga 27 vendet anëtare të BE-së, vetëm 22 vende e kanë njohur deri tani pavarësinë e Kosovës, por Qiproja, Spanja, Sllovakia dhe Rumania refuzojnë të njohin pavarësinë me pretekstin se çdo vendim do të merret në bazë të interesave të vendeve dhe sigurisë së rajonit. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar shtetin e ri si një vend ku po respektohen gjithmonë e më shumë të drejtat e njeriut, në veçanti ato të minoriteteve. Deklaratën e tij Thaçi e bëri gjatë një takimi me komisionerin për Minoritetet në OSBE, Knat Vollebaek, të cilin e njohu me hapat e institucioneve kosovare në këtë drejtim. “Kosova gradualisht po bëhet një vend model i respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë në maksimum minoritetet në institucionet dhe shoqërinë kosovare”, - deklaroi Thaçi.
Kreu i PS-së, Edi Rama, përshëndet miratimin e Rezolutës për Kosovën
Miratimi i Rezolutës së Kosovës nga Parlamenti Europian është përshëndetur nga kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama. Kreu i PS-së e ka konsideruar vendimin e PE-së një shprehje të qartë të mbështetjes së Parlamentit dhe Bashkimit Europian për promovimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe garantimin e shtetit të së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës. Me këtë rast zoti Rama u ka rekomanduar pesë vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian: Greqisë, Qipros, Sllovakisë, Spanjës dhe Rumanisë që të mos ngurrojnë të njohin pavarësinë e Kosovës. Partia Socialiste e Shqipërisë ka vlerësuar se angazhimi në procesin e integrimit Europian të Kosovës, përkrah vendeve të tjera të Ballkanit, është shumë i rëndësishëm për zhvillimin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.
Trazira në Mitrovicë, serbët në protestë ndaj EULEX-it
Ashtu sikur kanë paralajmëruar edhe më herët, pjesëtarët e komunitetit serb nuk e pranojnë misionin e BE-së, EULEX, pasi sipas tyre vetëm UNMIK-u gëzon çdo të drejtë në Kosovë. Pjesëtarë të komunitetit serb në veri të Kosovës kanë bllokuar dje nga ora 11:00 rrugën nacionale Mitrovicë – Rashkë, në shenjë kundërshtimi për vendosjen e misionit europian EULEX në vendkalimet kufitare me Serbinë. Ata bllokuan edhe rrugën në dalje të Zveçanit, që çon drejt fshatit Rudarë dhe rrugën që prej Zubin Potokut që shkon deri në vendkalimin kufitar Brnjak.
Sipas organizatorëve të protestës, ky ishte vetëm hapi i parë i shprehjes së pakënaqësisë për zhvillimet e fundit në veri. Më 1 shkurt misioni EULEX mori kontrollin e dy pikave doganore të njohura si pikat hyrëse, 1 dhe 31. Ishin këto dy pika doganore që u dogjën nga serbët pak ditë pas pavarësisë së Kosovës, vitin e shkuar. Por serbët pretendojnë se ardhja e EULEX-it në këtë zonë është e njëanshme pasi të ardhurat doganore dhe mbikëqyrja e tyre në zonat serbe i takon këtij minoriteti.
6 Shkurt 2009