E pushojnë nga puna, u djeg makinën
Pushohet nga puna, djeg
makinën e fi rmës ku para
një muaji ishte i punësuar.
Hakmarrja e 23-vjeçarit Altin
Xhepi, është konsumuar pranë
vendit të njohur si "Kisha
e Laçit". Ka qenë një kallëzim
penal i bërë nga Sinan Mina,
47 vjeç me banim në plazhin
e Durrësit, për vjedhjen e
makinës tip "Fiat" me targë TR
6931 J në pronësi të një fi rme
çamçakëzësh, që ka vënë
në lëvizje uniformat blu të
qytetit bregdetar. Denoncuesi
e kishte në përdorim mjetin
kur ka konstatuar vjedhjen
dhe menjëherë u shpall kërkimi
për gjetjen e "Fiat"-it.
Kanë qenë shërbimet e Komisariatit
të Kurbinit, të cilat kanë
konstatuar mjetin e djegur
dhe kanë sinjalizuar kolegët e
tyre durrsakë. Pas veprimeve
të para hetimore u arrit të
identifi kohet autori i vjedhjes
së mjetit dhe më pas i djegies
së tij, i cili u arrestua nga blutë
e Durrësit. Autori i kësaj ngjarjeje,
Altin Xhepi, lindur në
Krujë dhe banues në fshatin
Bilalas kishte punuar si shofer
pranë një fi rme çamçakëzësh
dhe kryente shpërndarjen e
produkteve të fi rmës në zonën
e Plazhit, po para një muaji
pushohet nga puna, pasi ishte
dyshuar nga pronarët se ai
vidhte mallin e tyre. Ndaj tij
rëndojnë veprat penale të
vjedhjes dhe shkatërrimit të
pronës me zjarr.
makinën e fi rmës ku para
një muaji ishte i punësuar.
Hakmarrja e 23-vjeçarit Altin
Xhepi, është konsumuar pranë
vendit të njohur si "Kisha
e Laçit". Ka qenë një kallëzim
penal i bërë nga Sinan Mina,
47 vjeç me banim në plazhin
e Durrësit, për vjedhjen e
makinës tip "Fiat" me targë TR
6931 J në pronësi të një fi rme
çamçakëzësh, që ka vënë
në lëvizje uniformat blu të
qytetit bregdetar. Denoncuesi
e kishte në përdorim mjetin
kur ka konstatuar vjedhjen
dhe menjëherë u shpall kërkimi
për gjetjen e "Fiat"-it.
Kanë qenë shërbimet e Komisariatit
të Kurbinit, të cilat kanë
konstatuar mjetin e djegur
dhe kanë sinjalizuar kolegët e
tyre durrsakë. Pas veprimeve
të para hetimore u arrit të
identifi kohet autori i vjedhjes
së mjetit dhe më pas i djegies
së tij, i cili u arrestua nga blutë
e Durrësit. Autori i kësaj ngjarjeje,
Altin Xhepi, lindur në
Krujë dhe banues në fshatin
Bilalas kishte punuar si shofer
pranë një fi rme çamçakëzësh
dhe kryente shpërndarjen e
produkteve të fi rmës në zonën
e Plazhit, po para një muaji
pushohet nga puna, pasi ishte
dyshuar nga pronarët se ai
vidhte mallin e tyre. Ndaj tij
rëndojnë veprat penale të
vjedhjes dhe shkatërrimit të
pronës me zjarr.