Policia, takime me pushtetin vendor për luftën ndaj hashashit
Policia ka vazhduar takimet në terren me pushtetin vendor
për rritjen e ndërgjegjësimit të luftës kundër kultivimit të
lëndëve narkotike. Në Fier është zhvilluar një takim me krerët e
pushtetit vendor dhe për herë të parë është mbledhur Komiteti
Rajonal i Luftës Kundër Bimëve Narkotike. Në takim, krerët e
njësive vendore të Qarkut të Fierit kanë pretenduar se nuk e
njohin bimën e hashashit dhe kjo për ta është pengesa kryesore
për fushatën kundër kultivimit të kësaj bime narkotike.
Ka qenë kryetari i Komunës së Libofshës, Nikolla Zaka, i cili
pak muaj më parë u përballë me një proces hetimor, sepse
në komunën e tij u gjetën
bimë hashashi. "Ne bëhemi
objekt hetimi pa të drejtë. E
kam fjalën për vete dhe për
kryetarët e fshatrave, pasi
asnjë nga ne nuk e njeh
bimën narkotike", ka thënë
Zaka. Por edhe kryetarët e
komunave të tjera të Qarkut
të Fierit kanë shprehur
të njëjtin shqetësim, duke
thënë se nuk e dallojnë nëse
një bimë është hashash apo është bimë tjetër. I pranishëm
në takim ka qenë drejtori i policisë së Qarkut Fier, Shemsi
Premçi, i cili është shprehur se "të gjithë komunarët dhe
administrata e tyre që marrin pjesë në mitingjet dhe takimet
elektorale, në çdo zonë që do shkelin duhet të krehin me sy
nëse ka a jo kultivim të hashashit. Duhet të jenë më vigjilentë
për bahçet dhe tokat e fshatrave ku do të shkelin me qëllim
që lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike të mos zbehet
nga fushata zgjedhore".
Gjatë vitit 2008 janë regjistruar 10 raste të kultivimit të kanabis
sativa. Libofsha, Daullasi, Dërmënasi, Roskoveci, Lushnja, Fieri
kanë qenë vendet ku është kultivuar hashash gjatë vitit 2008.
Vitin e kaluar, policia ka identifi kuar e asgjësuar 493 rrënjë
hashash dhe vetëm një rast ka pasur opium.
Ndërkohë, takimet e policisë në terren për identifi kimin dhe
asgjësimin e sipërfaqeve me bimë narkotike kanë vijuar dhe
në Durrës. Takimi i parë është realizuar në një nga zonat më
problematike të qarkut, në Komunën e Ishmit ku gjatë vitit të
kaluar janë konstatuar parcela të mbjella me kanabis sativa.
Drejtues të antikrimit të organizuar në Durrës dhe specialistë
të fushës janë takuar dje me kryetarin e komunës, Gëzim Ylli,
këshilltarët komunalë, kryepleqtë dhe drejtuesit e shkollave
të mesme dhe 9-vjeçare të fshatrave të kësaj komune për
të kërkuar bashkëpunim dhe përcjellë te ta frymën e luftës
kundër kultivimit të bimës narkotike.