PD: Dosjet e Ramës do t‘i çojmë në prokurori
E djathta vazhdon turin paraelektoral në rrethe. Të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një fushatë në mbarë vendin për të bërë një bilanc të premtimeve gjatë mandatit 2005-2009 të mazhorancës së djathtë. Kryetari i grupit parlamentar, Astrit Patozi, dhe deputetët e Vlorës, vijuan takimet në rrethinat e qytetit bregdetar. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, gjatë takimeve që pati në komunat Kolonjë, Lushnjë dhe Zharrës, Fier bëri diferencën e dy sistemeve të qeverisjes. "Katër vjet më parë i gjithë Fieri, e gjithë Myzeqeja, Lushnja e më gjerë qeverisej nga banda e Aldo Bares. Të gjithë banorët e dinë mirë se që të hyje në Lushnjë katër vjet më parë duhej të merrje leje tek Aldo Bare", u shpreh Olldashi, duke shtuar se sot, të gjithë janë dëshmitarë se qeveris shteti dhe jo bandat. "Janë vënë para drejtësisë 905 persona të inkriminuar dhe janë asgjësuar 205 grupe të strukturuara të krimit të organizuar", u shpreh Olldashi, duke bërë një bilanc të punës së drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme. Për Olldashin, ky aspekt ishte vetëm një nga premtimet e mbajtura të Partisë Demokratike. "Sot, nuk ka më vrasës që largohen në drejtim të paditur, sot nuk ka më kriminelë që shëtisin me makina deputetësh apo fshihen pas imunitetit të tyre", tha ai. Duke bërë një analizë të dy forcave kryesore politike, Olldashi shtoi se "të besosh, e aq më pak të votosh për Edi Ramën, do të thotë të votosh për Aldo Baren dhe diferenca mes dy kampeve është më se e qartë".
Deputetët e grupit parlamentar demokratë kanë lënë Tiranën për të vazhduar turin në rrethe, duke dalë në mbrojtje të programit të qeverisë "Berisha" gjatë këtij katërvjeçari dhe duke shpalosur programin e tyre për vitin 2009-2013, ku në fokusin kryesor është shëndetësia, arsimi, bujqësia, ekonomia dhe punësimi. Deputeti Edi Paloka ka vijuar edhe dje me akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës. "Arsyet që ai nxjerr janë pa bazë, qoftë ai i mandatit të Parlamentit se ju e dini që mandati i Parlamentit mbaron me fillimin e mandatit tjetër. Ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese, për një komision të ngjashëm dhe ai vendim nuk e ndalon dhe ai komision ka qenë komision i ligjshëm dhe ka çuar deri në fund hetimet e tij", u shpreh Edi Paloka. "Ne do të ndjekim dhe anën ligjore, dërgimin e dosjes në prokurori, duke i shtuar dhe dosje të komisionit hetimor të parë dhe këto që do të çojmë ne, vërtet bëhet një stivë e madhe dosjesh për Edi Ramën, që fatkeqësisht vazhdojnë të mbeten stivë aty. Urojmë që këto dosje të mos kenë fatin e të parave", vijoi Paloka.