E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, hidhet në erë hoteli katërkatësh

Një shpërthim i fuqishëm
ka tronditur orët e para
të ditës së djeshme qytetin
e Pogradecit. Një hotel, në
qendër të qytetit është hedhur në
erë, ndërkohë që katër katet e tij
janë shkatërruar gati plotësisht.
Për fat të mirë në hotel nuk ka
pasur personel dhe as klientë në
momentin e shpërthimit që ka
tronditur krejt lagjen. Ndërkohë
pas shqyrtimeve paraprake në
vendngjarje, ekspertët kriminalë
kanë konkluduar se bëhet fjalë
për një eksplozion më lëndë
djegëse dhe rrethanat në të cilat
ka ndodhur të bën të mendosh se
shpërthimi ka qenë i qëllimshëm.
Vatra është lokalizuar në një pjesë
të hotelit që përdorej si magazinë,
ku ishin vendosur bidonë nafte
për gjeneratorin e hotelit dhe
disa bombola me gaz. Kjo ka qenë
vatra ku është hedhur zjarri, dhe
më pas në çdo kat është vendosur
lëndë djegëse eksplozive, e
cila është vetëndezur nga avujt e
fl akëve që vinin nga kati përdhes.
Ndërkohë, policia nuk ka dalë në
një përfundim zyrtar, megjithatë
burime të sigurta pranë grupit
hetimor të ngritur për zbardhjen
e ngjarjes pohojnë se një nga
pistat e hetimit është ajo e një atentati
të qëllimshëm. Hotel "Tea"
në qendër të qytetit breg-liqenor,
në pronësi të Ilir Yzellarit gati
është shkatërruar plotësisht në
dy kate dhe ka pësuar dëmtime
në pjesën tjetër të godinës, në
restorantin dhe kuzhinën e tij
dhe në katet e sipërme. Burimet e
policisë kanë thënë se shpërthimi
i fortë ka ndodhur rreth orës 1.00
të ditës së djeshme. Të njëjtat
burime referojnë se ka qenë pak
pas mesnate kur është dëgjuar
një shpërthim i fuqishëm, që
vinte nga hoteli. Pas zhurmës së
fortë janë vënë re fl akët e zjarrit
që kanë nisur të përpijnë godinën.
Një roje privat, i një banke
ka sinjalizuar policinë, e cila ka
mbërritur brenda pak minutash
në vendngjarje. Policia ka thënë
se dëmet materiale kanë qenë
të mëdha, ndërkohë që në hotel
në momentin e ngjarjes nuk ka
pasur klientë dhe as dëshmitarë
okularë. Sipas policisë, shpërthimi
ka ardhur nga pjesa e poshtme
e hotelit, ndërkohë që hoteli që
ndodhet në qendër të qytetit, në
afërsi të bashkisë është shkatërruar
brenda pak minutash nga
fl akët e zjarrit që janë përhapur
me shpejtësi të madhe. Menjëherë
në vendngjarje janë shkuar uniformat
blu të qytetit, të cilat nga
veprimet procedurale të para në
vendin e ngjarjes kanë raportuar
për shkatërrimin e plotë të katit
të dytë dhe të tretë dhe dëmtimin
e madh me pasoja të rënda të
ndërtesës në të gjithë hapësirën e
saj dhe në orenditë që ndodheshin
në brendësi. Zjarrfi kësit që kanë
arritur brenda pak minutash
kanë shuar fl akët e zjarrit, duke
bërë të mundur të shpëtojë pa u
shkrumbuar një pjesë e ndërtesës.
Menjëherë pas neutralizimit të
situatës dhe vënies nën kontroll
të shpërthimeve dhe të fl akëve,
kanë nisur edhe ekspertizat nga
ana e specialistëve kriminalë
dhe grupit hetimor. Në lidhje
me zbardhjen e ngjarjes, krahas
ekspertëve nga policia e Pogradecit
dhe ajo rajonale e Korçës,
janë thirrur ekspertë të shpërthimeve
dhe të lëndëve eksplozive
nga kryeqyteti. Burimet e policisë
lokale kanë thënë se shumë shpejt
pritet që ekspertiza të nxjerrë
shkaqet e ngjarjes dhe çfarë fshihet
pas shpërthimit të fuqishëm
që tronditi qytetin e Pogradecit.
Ndërkohë, zona ka qëndruar e
rrethuar nga uniforma të shumta
policie deri në orët e vona të
pasdites së djeshme, për të vijuar
kështu hetimet dhe verifi kimet e
mëtejshme dhe të hollësishme në
ndërtesën e shkatërruar të hotelit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›