E Shtunë, 31 Tetor 2026

E qëllon lopa, vdes 24-vjeçarja

 

SHKODER – E qëllon lopa, vdes 24-vjeçarja. Brenda 4 orësh nga goditjet e kafshës së shtëpisë, e reja Selvije Ura ndërroi jetë. Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi në fshatin Mes të Shkodrës, rreth orës 11:00 të paradites së djeshme. Mësohet se Ura është qëlluar nga lopa e shtëpisë, ndërsa vajza po kryente shërbimet e ditës. Goditjet që ka marrë nga lopa duket se kanë qenë fatale, pasi i kanë shkaktuar hemorragji të organeve të brendshme. Familjarët e kanë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve, vajza ndërroi jetë rreth orës 13:00. Mjekët kanë konkluduar se goditjet e forta të marra në organet jetike ndaj vajzës së re kanë provokuar hemorragji, e për pasojë humbjen e jetës brenda një kohe të shkurtër. Grupi hetimor i ngritur nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka nisur hetimet, duke pyetur fillimisht familjarët si dëshmitarë okularë si dhe mjekët që kanë marrë në trajtim vajzën për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi incidenti tragjik për jetën e 24-vjeçares. Sipas policisë, kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale.      r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›