E refuzon psikiatriku i Vlorës,zhduket nga shtëpia prej dy javësh

01/04/2005 Dështojnë kërkimet për 52-vjeçarin e humbur
SARANDË – Një banor i fshatit Markat, në rrethin e Sarandës, rezulton i humbur prej 15 ditësh.
Prej mëse dy javësh, tregojnë të afërmit, Pëllumb Shehu, nga Komuna e Markatit, të Sarandës, rezulton i humbur. Familjarët e tij deklarojnë se kërkimet për gjetjen, nga nxënësit e shkollës së fshatit, familjarët dhe policia deri tani nuk kanë patur sukses.
Sipas tyre, mësohet se është kërkuar në shtëpi, fusha, male, por nuk është mundur të gjendet 52-vjeçari, baba i pesë fëmijëve, ndër të cilët më i vogli është 18 vjeç.
Të njëjtat burime vunë në dukje se Shehu ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës për një periudhë 17-ditore.
Sipas të afërmve, mësohet se mjekët ju patën thënë se Shehu nuk kishte probleme me shëndetin mendor dhe se duhej kthyer pranë famijles.
Por, pesë ditë pas kthimit në shtëpinë e tij në Markat, 52-vjeçari është larguar dhe nuk ka deklaruar asgjë për vendndodhjen dhe drejtimin e largimit të tij të fundit.
Pëllumb Shehu, për herë të fundit, është parë të ikë nga shtëpia me një palë pantallona ngjyrë kafe, me bluzë bojë bari dhe pa xhaketë, sepse nuk ka preferuar ta marrë me vete atë, ditën e largimit, tregojnë familjarët.
Familjarët e të humburit, tregun gjithashtu, se 52-vjeçari ka punuar si bari në malet e Janinës për një peridhë 10-vjeçare.
Arsyeja e shtrimit të tij në spitalin psikiatrik të Vlorës lidhet me shqetësime shëndetësore që ai kishte shfaqur kohët e fundit te pronari grek në Janinë.
Pas mbërritjes së tij në Shqipëri, sipas mendimit të pronarit grek, fëmijët e tij vendosën ta çojnë në Vlorë për kurim dy herë me radhë.
Në të dy rastet e shtrimit të tij në qytetin e Vlorës, mjekët kanë këmbëngulur se Shehu nuk kishte asnjë problem dhe se ishte në gjendje të punonte dhe jetonte pranë familjes.
Të afërmit e të humburit kanë deklaruar se nga ana e mjekëve do të kishte qenë më pozitive të kishin deklaruar që kurimi i të sëmurit të realizohej në një nga shtetet fqinj, pasi mundësia financiare e familjes ishte e mirë.
Pas kësaj ngjarjeje është kontaktuar me fëmijët e të zhdukurit me pronarin grek në Janinë dhe ai ka bërë të ditur se nuk kishte dijeni për të dhe se Pëllumbi, nuk ishte kthyer në ish-vendin e tij të punës në Greqi.