”Me shpifjet tuaja më ndatë nga burri”

31/03/2005 Familjarët e viktimave të Otrantos dhe avokatja, sherr prej leshrave të kokës
VLORË - Sherr midis familjarëve të viktimave të Kanalit të Otrantos së ’97, avokates Natasha Shehu e kryetares se shoqatës “Otranto” Afërdita Bani. Në mesditen e djeshme, kryetarja e shoqatës “Otranto”, e cila përfaqëson një pjesë të familjarëve të viktimave të tragjedisë ka njoftuar mediat lokale se kishte sjellë në Vlorë avokaten Natasha Shehu, e cila përfaqëson shtetin shqiptar dhe 120 familjarët të të mbyturve të Otrantos për të sqaruar akuzat e dala së fundi nga shumica e familjarëve të të mbyturve në Kanalin e Otrantos.
Megjithëse pati disa probleme me orarin e takimit, sapo avokatja Shehu është shfaqur te dera disa nga familjarët kanë filluar një debat i ashpër në mes të dy palëve.
Nga ana e saj, Shehu iu është drejtuar familjarëve të viktimave të Otrantos të ’97, duke iu thënë atyre se kanë shpifur e mashtruar si dhe më kanë akuzuar me pa të drejtë. Avokatja iu ka bërë të ditur dje familjarëve të viktimave se do t’i hedhë në gjyq. “Me anë të shpifjeve tuaja jeni munduar që të më ulni personalitetitn tim, të më shkatërroni punën time, si dhe me këto shpifje e akuza më keni shkatërruar familjen, duke më ndarë dhe nga burri im”, u shpreh avokatja.
Më tej, Natasha Shehu pati debate të ashpra me familjarët me akzua e kundërakuza.
Familjarët i kërkuan avokates që të mos debatonin në hyrjen e pallatit të kulturës, por të shkonin në sallë e të debatonin, duke paraqitur dokumente bindëse, por Shehu nuk pranoi të futej në sallë, duke u justifikuar se “unë e dija se në këtë takim do të vinte edhe prefekti i Qarkut, Artan Nelaj”.
Pas 30 minuta debate, mbrojtësja e palës shqiptare, Shehu në procesin gjyqësor të Otrantos, nuk ka pranuar që të shkojë në sallë e të sqarojë familjarët, që kishin pretendime ndaj saj për ndarjen e parave të dhëna nga Ministria italiane e Mbrojtjes, që, sipas familjarëve, ata kanë marrë vetëm gjysmën e parave që qeveria italiane ka akorduar.
Këto debate kanë nisur sapo familjarët kanë mësuar për shumën e përgjysmuar që avokatja Shehu ka ndarë për ta me anën e burrit të saj, Mimo, i cili është konflikuar me familjarët e viktimave për këtë problem, ndaj të cilëve ka depozituar edhe një akuzë për keqtrajtim. Konfliktet mes palës mbrojtëse dhe familjarëve të viktimave kanë disa muaj që kanë filluar, që kur flitet për dëmshpërblimet për të mbyturit e Otrantos.