E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk pranojnë të paguajnë, pronari plagos dy klientët

01/04/2005  Ngjarja ka ndodhur pas agresionit të të dehurve

VLORË – Dy të plagosur rëndë me thikë është bilanci i një ngjarje të ndodhur pasditen e djeshme në lagjen Transballkanike, në qytetin e Vlorës. Janë ulur për të pirë, por duket se gotat e tepërta të alkoolit i kanë kthyer nga klientë normal, në provokues sherri me pronarin e barit, i cili më pas më shumë për vetmbrotje, duket i ka qëlluar me thikë. Dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë që autori i plagosjes së dyfishtë është vetdorëzuar në orët e mbrëmjes në djeshme, pranë organeve të rendit. Ka qënë një debat tepër banal midis tre personave, që ka sjellë edhe një përleshje me thika. Rreth orës 18, në lokalin në pronësi të Ilir Bocolli, pranë shkollës së muzikës, në sheshin Omonia, shtetasit Robert Mazaj dhe Feti Malaj kanë qënë duke pirë së bashku. Ata kishin pirë disa gota më tepër, kur kanë nisur të bëjnë shaka me pronarin e lokalit Bocollin, banor i lagjes “28 Nëntori”. Sipas burimeve të policisë ka qenë një shaka disi e tepëruar e dy shokëve, që kanë kundërshtuar disi numrin e gotave të pira, çka ka sjellë edhe debatet e para midis palëve. Por, ndërhyrja e një klienti të barit ka ulur gjakrat për pak kohë. Të acaruar të dy shtetasit kanë filluar të pinë edhe më dhe janë filluar të riacarohen me palët për këtë problem. Pronari i lokalit iu ka kërkuar, që të paguanin pasi do të mbyllte lokalin, por kjo gjë nuk është pëlqyer nga të dy klientët që bërtisnin. Në këto kohë sipas burimeve të një nga oficerve kriminal, të ndodhur në vendngjarje pohoi se sharjet e para të rënda, kanë ardhur nga ana e klientëve të cilët kanë refuzuar, që të paguajnë fillimisht dhe janë ndaluar nga pronari i lokalit, i cili ka kërkuar që të pagohet shërbimi i kryer. Pasi nuk ka marrë lekët e tij, Iliri ka shkuar në banak dhe ka rrëmbyer thikën e lokalit, pasi grushtat e klinetevë sapo kishin filluar të binin mbi të. Pronari i lokalit ka marrë thikën dhe filluar të qëllojë të dy klientët, duke i lënë të plagosur përdhe. Kanë qenë kalimtarët ata që kanë dërguar Robertin e Fetiun në spital, pasi hemoragjia që kishin mund t’u shkaktonte edhe vdekjen e menjëhershme. Pasi kanë mbërritur në spital të dy të plagosurit janë nënshtruar operacioneve. Sipas mjekëve të spitalit gjendja e dy pacientëve është mjaft e vështirë, pasi kanë humbur mjaft gjak. Nga agjentët e policisë kriminale është bërë i mundur ndalimi i shtetasit Ilir Bocolli, i cili është vetdorëzuar pas kërkesës së policisë dhe të pridërve të tij. Ndaj tij është marrë masa e ndalimit në flagrancë dhe materialet e tij i kanë kaluar tashmë prokurorisë së Vlorës për hetim të menjëhershëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›