E rrihte burri, gruaja pi benzinë
M.L, 37 vjeç nga Golemi i Kavajës, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë pasi kishte konsumuar një litër lëndë djegëse
Xhemal L, bashkëshorti i gruas së vetëhelmuar është arrestuar nga policia për shtyrje në vetëvrasje
Nuk dihet nëse me me hir apo pahir, nëse për shkak të fëmijëve apo dhe opinionit, një grua nga Golemi kishte zgjedhur heshtjen përballë dhunës fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti i saj. Ndoshta si shenjë e pushtetit të tij mbi gruan dhe familjen, gjatë momenteve kur në mendjen e tij komandonte alkooli.
Por dy
ditë më pare, durimit të 37-vjeçares M.L, dukej se i kishte ardhur fundi. Edhe në këtë rast ajo revolta e saj edhe pse e dhunshme nuk drejtohej ndaj së shoqit, por ndaj vetes. Ndoshta e penduar për zgjedhjen që kishte bërë apo se e kishte parë rrugëzgjidhjen e vetme.
Edhe të hënën në mbrëmje, bashkëshorti i saj, Xhemal L, 41- vjeçar, nuk ka ndryshuar mendje për të treguar se qe ai njeriu që komandonte në familje. I ndikuar ndoshta dhe nga sasia e e alkoolit të konsumuar prej tij, nuk ka harruar qëllojë dhunshëm të shoqen.
E dëshpëruar dhe e pashpresë gruaja, ka kthyer një bidon me benzinë që kishte në shtëpi, çka i ka rrezikuar asaj seriozisht jetën. Fatmirësisht gruaja ka shpëtuar nga vdekja, ndërsa bashkëshorti i saj nuk ka mundur t'u shpëtojë prangave të policisë. Blutë tashmë e akuzojnë, atë "shkaktim të vetëvrasjes".
Ngjarja
Xhemal L, shpesh herë kthehej në banesë i dehur, i nxitur kush e di se në ç rrethana xhelozie, i ndaluari, e kishte bërë rrugë dhunën ndaj së shoqes, M.L.
Ende nuk dihet se përse ajo kishte fshehur dhunën, apo nuk kishte kërkuar divorcin, por pas ditës së djeshme duket se vështirë duket se do ta kenë bashkë.
Dy ditë më pare, ajo është rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, veprim që sipas policit dyshohet se e kryente nga xhelozia, së cilës i viheshin mbi supe dhe kushtet e vështira ekonomike. Për t'i shpëtuar dhunës të shoqit, 37-vjeçarja në kushte të rënda psikologjike ka marrë një shishe, duke e pirë atë në prani të tij.
Gjendja e shëndetësore e saj nuk ka dashur shumë kohë të keqësohet, ndërsa ajo është dërguar për në spitalin e Kavajës dhe më pas në atë ushtarak. Pas lajmërimit të policisë, blutë i kanë vënë prangat bashkëshortit të dhunshëm. Ai akuzohet nga policia për shtyrje në vetëvrasje të së shoqes.
Rastet
Dy ditë më pare, kanë kërkuar ndihmën e policisë edhe dy gra nga Tirana pasi dhunoheshin nga bashkëshortët.
Burime nga policia thanë se specialistët e policimit në komunitet të komisariatit nr.2 plotësuan kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për 25-vjeçaren M.D, banuese në Tiranë.
Ajo ka deklaruar në polici se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti i saj F.D. 26-vjeç, i dënuar më parë për plagosje të lehtë. Ky i fundit akuzohet për veprat penale të "dëmtimeve të tjera me dashje" dhe "kanosjes" dhe do të hetohet nga prokuroria.
Ndërkohë që po dy ditë më pare, specialistët e seksionit të Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje në Policinë e Tiranës regjistruan kallëzimin e 27-vjeçares I. I, e cila deklaroi se dhunohej nga burri i saj G.I 33-vjeç. U lëshua urdhri i mbrojtjes në ngarkim të 27-vjeçares dhe pritet vendimi i gjykatës.