E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubim euro-aziatik për krizën financiare

 

Liderët nga afro 40 vende evropiane dhe aziatike janë tubuar në Pekin për një samit të përbashkët, në të cilin pritet fokusimi në krizën globale financiare. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ka ftuar Azinë për bashkëpunim më të madh në ndaljen e krizës globale ekonomike, të cilën ai e vlerësoi si të "paprecedente". Samiti dyditësh ballafaqohet me kërcënimin nga mospajtimet diplomatike, pasi Parlamenti Evropian e nderoi me çmimin "Saharov" për të drejtat e njeriut, disidentin e burgosur kinez, Hu Jia. Në Pekin vazhdon ende samiti i udhëheqësve të Azisë dhe Evropës për krizën globale ekonomike. Në hapje të këtij samiti, drejtuesit kinezë janë pajtuar me kërkesat evropiane për bashkëpunim më të madh mes Azisë dhe Evropës. "Evropa dhe Azia janë së bashku në Pekin në këtë periudhë të krizave globale. Ne jemi në një moment ku nevojitet punë ekipore në nivel global. Siç e thashë dhe pak ditë më parë, ne ose notojmë e shpëtojmë së bashku, ose fundosemi sërish së bashku", ka thënë Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manule Barroso. Ai ka shtuar se është e mundshme të arrihen rezultate konkrete në takimin e Uashingtonit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›