E shoqërojnë policët, u lë foshnjën në derë

22/05/2005 Braktiset për dy orë një vajzë 18 muajshe. I ati e rimerr pas dy orë bisedimesh
TIRANË- Për dy orë me radhë, policët e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, kanë mbajtur në krahë një foshnjë që u braktis nga i ati i saj. Ngjarja e rrallë ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 10.00, kur Viktor Xhani, rreth 45 vjeç, banues në rrugën "Myslym Shyri", u ka lënë në derë policëve vajzën e tij 1 vjeçe e gjysmë, Nandian, e më pas është larguar me vrap. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij dhe pas disa diskutimeve intensive, i mbushën mendjen që ai të rimerrte pas 2 orësh fëmijën e tij. Burime policore të këtij komisariati sqaruan për gazetën "Metropol", se Xhani ishte në gjendje të dehur, në momentin kur e ka kryer këtë veprim dhe u ndikua së tepërmi nga lëndët alkoolike që kishte konsumuar. Nga ana tjetër mësohet se këtë person e kishin shoqëruar në ambientet e brendshme të Komisariatit numër 2 për rreth 6 orë me radhë, pas një konflikti pronash që ai kishte me të afërmit e tij, por duke shtuar këtu edhe mosmarrëveshjet me Bashkinë e Tiranës. Pikërisht, i irrituar nga ky veprim i policisë, Xhani sapo ka dalë nga qelitë e paraburgimit shkoi në shtëpinë e tij, rrëmbeu foshnjën nga gjiri i nënës dhe u rishfaq në dyert e komisariatit, ku, pasi la vajzën e vogël në tokë, filloi të bërtiste "Ushqejeni ju tani".
Konflikti me të afërmit dhe Bashkinë
Tre vite më parë, ky shtetas ka pasur një konflikt tepër të ashpër me Bashkinë e Tiranës, policia e së cilës i ka prishur shtëpinë. I ndodhur në këto kushte, Xhani është i detyruar të jetojë pranë të afërmve të tij. Sipas burimeve policore, Bashkia e ka cilësuar shtëpinë e tij të ndërtuar pa leje dhe për këtë shkak i ka vënë rruspën. Ndërsa ditët e fundit kontradiktat me personat e tjerë të famijes së tij ishin shtuar dhe për këtë arsye u lajmërua policia. Pas debatit fillestar në shëpi, në rrugën "Myslym Shyri", uniformat blu e shoqëruan në komisariat. Acarimi i situatës e ka detyruar 45-vjeçarin të kryejë një veprim të tillë, ndonëse më pas, ndaj tij nuk u mor asnjë masë e mëtejshme.
Precedentët
Braktisja e foshnjave, si një fenomen tepër shqetësues i vendit tonë, ka njohur raste nga më monstruozet. Vetëm një javë më parë, në Vlorë u gjet një vajzë e vogël, brenda një ferre, në mes të shiut. Nëna e saj u gjet disa orë më vonë. Korça, Durrësi e Vlora janë disa nga rrethet ku janë shënuar më tepër raste të tilla.