“Përdhunoi dhe shiti si prostituta 12 femra nga 4 rrethe”
22/05/2005 Arben Dollia arrestohet në Fier nga Policia e Tiranës. Me një sjellje maniaku seksual, i torturonte viktimat
Kishte dy vjet që kërkohej nga policia e disa rretheve të vendit, për përdhunimin e 12 femrave, të cilat, pasi i torturonte i shiste te tutorë, të cilët i trafikonin jashtë shtetit si prostituta. Arben Dollia, 49 vjeç nga Durrësi, është arrestuar paraditen e djeshme në Fier, nga forcat policore të Komisariatit nr.2 të Tiranës, pas një urdhërarresti të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ndërkaq, policia ka hedhur dyshimet se 49-vjeçari Dollia mund të jetë autor edhe i disa krimeve të tjera të rënda, kryesisht vrasje. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka siguruar në cilësinë e provës materiale gjashtë dëshmi të vajzave të përdhunuara dhe torturuara prej tij. Policia e kryeqytetit ka filluar operacionin mëngjesin e djeshëm, duke e prangosur 49-vjeçarin te taverna “Pelikan” në Fier, ndërsa ai ka qenë duke pirë kafe.
12 përdhunimet
Duket se viktima e fundit e para dy javëve e Arben Dollisë, ka qenë edhe zbulimi i gjurmëve të tij. Ai akuzohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për përdhunimin e 6-të, një pjesë të të cilave i ka shitur si prostituta. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë dhe të Prokurorisë, të cilat thanë se Dollia dyshohet për afro 12 përdhunime në katër rrethe të vendit. Sipas burimeve, femrat e dëmtuara janë nga Durrësi, Tirana, Elbasani dhe Laçi. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur të sigurojë në cilësinë e provës materiale gjashtë dëshmi të femrave të përdhunuara dhe të shitura si protituta prej Dollisë. Ndërsa policia, nga informacionet e mbledhura operativisht, dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 12 femra në katër rrethe të vendit, të cilat, pasi i torturonte psikologjikisht dhe fizikisht, i shiste si prostituta. Këto më pas trafikoheshin për jashtë shtetit nga tutorët, të cilët i blinin kundrejt pagesave të paracaktuara, në bazë të cilësisë dhe bukurisë së femrave.
Operacioni
Sipas policisë, kishte rreth dy vjet që Dollia kërkohej për vepra të ndryshme penale. Por në krimin e tij më i spikaturi ishte përdhunimi dhe kthimi i femrave në prostituta. Duket se përdhunimi i fundit që ka kryer rreth dy javë më parë, e ka identifikuar vendndodhjen e 49-vjeçarit prej dy vitesh në kërkim. Forcat policore të Komisariatit nr.2 të Tiranës, pasi kanë marrë informaion të saktë, në bashkëpunim me Policinë e Fierit, kanë bërë të mundur ekzekutimin e fletëarrestit të lëshuar ndaj tij. Burimet thonë se i cilësuari si tmerri i femrave është prangosur paraditen e djeshme, në tavernën “Pelikan” të ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit, pranë rrugës nacionale. Agjentë dhe oficerë policie pa uniformë, kanë mundur të paralizojnë çdo lëvizje të shumë të kërkuarit dhe pas arrestimit e kanë përcjellë për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.
Hetimi
Ka qenë një hetim dyvjeçar i policive të disa rretheve që ka vënë në pranga 49-vjeçarin nga Durrësi, Arben Dollia. Burimet e policisë thonë se ai dyshohet për përdhunimin e 12 femrave në Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Laç. Madje, ai ka qenë shpallur në kërkim nga policitë e këtyre rretheve prej kohësh dhe, së fundmi, pas mbledhjes së provave materiale Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar urdhërndalimin përfundimtar. Sipas Prokurorisë, i arrestuari, pasi i përdhunonte viktimat e tij, i torturonte duke i masakruar fizikisht dhe psikologjikisht. Ndërsa më pas i detyronte të shkonin me persona të tjerë, të cilët i blinin kundrejt pagesave të paracaktuara dhe i trafikonin jashtë shtetit si prostituta. Burimet theksojnë se janë siguruar si prova dëshmitë e gjashtë femrave të dhunuara seksualisht e të shitura prej tij, nga ku janë vërejtur simptomat e një maniaku seksual në karakterin e Dollisë. Prokuroria ka ngritur akuzat e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj disa femrave dhe trafikimin e tyre si protituta kundër Dollisë. Gjithashtu, ai dyshohet si autor edhe i disa krimeve të tjera të rënda dhe për vrasje, për të cilat po punohet për sigurimin e provave, përfundojnë burimet zyrtare të policisë.
Policia: “Dyshohet edhe për krime të tjera”
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Tiranës, 49-vjeçari Arben Dollia dyshohet edhe si autor i disa veprave të tjera të rënda penale. Burimet thonë se janë arritur të provohen gjashtë përdhunime femrash, të cilat më pas i shiste si prostituta. Ndërsa dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 12 femra, të cilat më pas i ka shitur. Por duket se mbi Dollinë janë faturuar edhe të tjera krime. Burimet e policisë theksojnë se ai dyshohet si autor i një sërë krimesh të rënda. Madje, ai dyshohet edhe si autor i një vrasje, thonë burimet. Por, ato nuk janë bërë publike nga policia, pasi ende nuk janë siguruar prova materiale për t’i vërtetuar akuzat ndaj Dollisë.
Nga hetimet janë vërejtur simptoma të një maniaku seksual
Hetimet dyvjeçare të policive të disa qarqeve të vendit ndaj Arben Dollisë, i cili akuzohet për përdhunimin e disa femrave, kanë nxjerrë në pah edhe karakterin e tij jo të zakontë. Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka cilësuar si një maniak seksual, përsa i përket mënyrës që përdorte kur i dhunonte viktimat e tij. Lajmi është bërë i ditur nga burime të akuzës, të cilat sqaruan se Dollia i mashtronte ose i merrte me forcë vajzat, të cilat ka përdhunuar. Sipas dëshmive të gjashtë viktimave, ai përdorte mënyra nga më ekstremet gjatë kryerjes së aktit seksual me dhunë. Ndërsa më pas i torturonte fizikisht dhe psikologjikisht, duke i kthyer në skllave. Burimet theksojnë se ai masakronte ato femra që nuk i bindeshin urdhërave të tij dhe më pas i shiste si prostituta tek tutorë, të cilët i trafikonin më pas jashtë shtetit. Ndërkaq, nga burimet e Prokurorisë, mësohet se dyshohet për një rast të veçantë të një maniaku seksual, i cili edhe përfitonte nga aktiviteti i tij kriminal.