Prindërit shpëtojnë përdhunimin e vajzës
22/05/2005 Një 17-vjeçar nga fshati Priksë tentoi të përdhunonte një 13-vjeçare
TIRANË- Nëna dhe babai i një vajze 13 vjeçe ndërhyjnë në kohë, duke parandaluar përdhunimin e minorenes. Pasditen e vonë të dy ditëve më parë, në fshatin Priskë të Tiranës, adoleshenti 17 vjeç A.D., lindur e banues në këtë fshat, i dënuar më parë për vjedhje, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me vogëlushen fqinje të tij, por ndërhyrja e prindërve ishte vendimtare, pasi ata arritën ta hiqnin keqbërësin nga trupi i saj. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, thanë dje se "është arrestuar A.D., 17 vjeç, lindur e banues në fshatin Priskë, i dënuar më parë për vjedhje. Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhërndalimi, pasi ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur, por menjëherë kanë ndërhyrë familjarët e të miturës, vepër penale e parashikuar nga neni 101, 22 dhe 110 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Ngjarja
Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, në një banesë në hyrje të fshatit Priskë. A.D., pasi ka planifikuar të gjitha veprimet e tij, ka hyrë në shtëpinë e të miturës që e kishte fqinje, në momentin kur në banesë nuk ndodhej asnjeri tjetër. Aty ai shfrytëzoi rastin dhe tentoi të përdhunonte të miturën. Prindërit kanë mbërritur menjëherë dhe lajmëruan efektivët e policisë.
Precedentët
Katër ditë më parë, pronari i një hoteli dhe e dashura e tij përdhunuan një të mitur 16 vjeçe, ndërsa një 17-vjeçar nga Sauku tentoi të përdhunonte një 16-vjeçare. Për 12 orë me radhë një 14-vjeçare ka përjetuar tmerrin e përdhunimit nga dy të rinj, fqinjë të saj. Sipas burimeve të Komisariatit numër 4, vogëlushja e klasës së tetë, B.S., u përdhunua çnjerëzisht nga disa të rinj, që e ngacmonin prej muajsh, e më pas u lëshua pa frymë, diku mes ngushticave të pallatit te "Profarma". Shkonte për të blerë bukë në dyqan dhe bie në "kthetrat" e shitësit. Një muaj më parë u përdhunua një 12-vjeçare, fqinje me maniakun, e cila është dëmtuar rëndë fizikisht. Ndërkaq, pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, është vënë nën pranga disa orë më vonë Spiro Papa, 51 vjeç, lindur në Berat e banues në lagjen Kombinat, i dyshuar si autor. Vetëm dy muaj më parë u arrestua një 64-vjeçar në të njëjtën lagje, Kombinat, i cili tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare. E mitura i shpëtoi aktit të shëmtuar, duke u larguar me vrap. Ndërsa viti 2004 shënoi një rekord të përdhunimeve të të miturve, ku kulmi arriti në dhunën e ushtruar ndaj një 11-vjeçari te "gropa e Hajdin Sejdisë", në qendër të Tiranës.