Njerëzit janë lodhur nga 8 vjet prapa integrimit

22/05/2005 Ylli Pango: Do angazhohem për punësimin dhe arsimin e zgjedhësve
Zoti Pango keni një platformë konkrete për zonën 38, veç programit të paraqitur nga PD?
Padyshim, se unë në fushën ku kam punuar, në fushën e arsimit, jo vetëm kam shkruar, kam botuar tekste, por njëkohësisht kam ndërtuar. Fakulteti që unë drejtoj prej dy vjetësh është dyfishuar. Kam pasur dy mandate rresht. Në këtë mënyrë, si mund të mos ndërtoj unë edhe lagjen time. Do të ndërtoj lagjen ku jetoj, padyshim më shumë se cilido nga kundërshtarët e mi. Padyshim, gjithë ato rrugë, pavarësisht nga pretendimi i tij, janë të pashtruara. Do të punoj për t’i ndërtuar, do të siguroj ndriçimin dhe padyshim, për arsimin do punoj akoma më shumë, sepse është një zonë me dhjetëra mijëra banorë dhe nuk ka shkollë të mesme. Banorët e lagjes detyrohen të shkojnë në shkolla të mesme të largëta. Ka shumë fusha, ku unë mund të kontribuoj, përveç fushës sime prioritare që është arsimi dhe ajo e punonjësve socialë, që është fusha e fakultetit që unë drejtoj. Dhe, gjithashtu, do t´i përmbahem edhe projektit politik të PD-së, “Koha për ndryshim”, si kandidat që përfaqësoj këtë parti.
Sa epërsi keni ndaj kundërshtarit tuaj?
Shumë. Së pari, kam 27 vjet që punoj, nuk kam marrë një vërejtje, një ankesë, ndërkohë që kundërshtari im është akuzuar drejtpërdrejt nga Kryeministri për korrupsion. E dyta, e padiskutueshme, si intelektual qëndroj shumë e shumë më lart se ky njeri, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nuk e krahasoj veten time me këtë njeri, ndërkohë që jam autor i 12 librave, ndërsa ky njeri kur intervistohet në shtëpinë e tij dhe pyetet se çfarë po lexon, deklaron se po lexon “Rajhun e tretë” se është edhe 9 maji tani. Jam i sigurtë që ka 20 vjet që nuk lexuar asnjë libër. E treta, jam shquar gjithmonë për energji, bëj luftë të ndershme dhe ballaz. Që tani, jam 13 pikë përpara. Nuk e diskutoj që ai mund të përdorë vetëm metoda të pandershme. Ndërkohë, unë do të luftoj ballaz dhe detyra ime kryesore është që të mos më bëhen vjedhje në lista, dhe e dyta të ruaj kutitë e votimit. Për të tjerat jam me mijë për qind që fitoj. Një pjesë dërrmonjëse që atë e kanë bërë me zemër do të votojë për mua. Sepse janë studentët, që unë u kam hapur dyert e dijes, u kam bërë tekstet, i kam dashur dhe më duan, dhe kjo nis me një avantazh të padiskutueshëm studentësh. Tjetra, njerëzit janë lodhur jashtëzakonisht nga tetë vjet qeverisje që kanë lënë mbrapa, në integrimin evropian, që është nga më të korruptuarat në botë, që ka lënë pasdore problemet në shëndetësi, arsim dhe kudo. Për rrjedhojë, edhe ky është një avantazh i padiskutueshëm, plus avantazhit që përmban PD, e cila mbart një frymë të re, erë ndryshimi, fytyra dhe njerëz të rinj, intelektualë. Nuk ka njeri të mos e ketë ndjerë që ka ndodhur një ndryshim rrënjësor dhe kjo erë fitoreje do të marrë përherë e më shumë forcë me vete.
Na jepni disa arsye se përse duhet t’ju votojë elektorati i zonës 38?
Elektorati nuk ka pse të mos besojë një njeri, i cili në kohën që ka mbajtur dy herë premtimet e tij elektorale në fakultetin që drejton. Do çoj dhjetë herë më shumë numrin e studentëve, do i bëj rrogat mesatare mujore deri në 1 milion lekë të vjetra pedagogëve. Mund t’i pyesni. Për rrjedhojë, ky njeri që ka mbajtur premtimet në fakultet dhe që ka punuar gjithë jetën, që ka shkruar sa e sa libra, ky i fundit ishte 900 faqe, nuk i ka dalë një fjalë, asnjëherë, siç shpik kundërshtari. Nuk ka marrë një vërejtje, nuk ka student që të jetë ankuar, njeri apo drejtues dhe për rrjedhojë, duke pasur gjithë këto avantazhe, duhet të besojnë te ky njeri. Në sondazhet e mia dhe në sondazhet e të tjerëve, tregohet se në masë dërrmuese, njerëzit besojnë tek unë. Madje, dhe shumë të majtë kanë deklaruar se votën do t’ia japin partisë, po votën si njeri do t’ia japin Ylli Pangos. Kjo e ka tmerruar kundërshtarin tim.
Kush është Ylli Pango
Është diplomuar matematikan në degën matematikë 5-vjeçar, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Ka kryer studime pasuniversitare në fushën e Planifikim-Administrimit të Arsimit në vitet 1994-1995 në Universitetin e Bostonit, USA (Humphrey Fellouship Program, Fulbright Exchange Program). Diploma e këtyre studimeve është firmosur nga Presidenti Bill Klinton.
Ka kryer studime pasuniversitare në fushën e Psikologjisë në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, universitetet e Barit Itali, të Granatës Spanjë, të Leuvenit Belgjikë, Montpellier Francë dhe në Universitetin e Uashingtonit, Seattle-USA.
Ka gradën shkencore "Doktor i Shkencave Psikologjike", titullin "Profesor" dhe zotëron me diploma gjuhët angleze e frënge.
Pozicionet e tij më të rëndësishme të punës kanë qenë
Zv.ministër i Arsimit, (1992-1994)
Nënkryetar i Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor të Shqipërisë
Kryetar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar,
Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës (1999-2005).
Drejtues-Menaxher në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Investimeve (1995-1996)
Drejtues i Seksionit të Psikologjisë e Pedagogjisë në Institutin e Studimeve Pedagogjike
Botime
Është autor i 11 librave dhe i qindra artikujve e studimeve shkencore në fushën e studimeve psikologjike, sociale e politike. Ndër librat përmenden,
-Psikoterapi - prej rreth 840 faqe,
-Metodat Statistikore në Studime Psikologjike
-Psikologjia e të menduarit të fëmijës
-Të fshehtat e kujtesës
-Amerika,
-Psikologji Sociale;
-Edukimi qytetar-Edukim per Demokraci (në shqip dhe në anglisht)
-Prostitucioni – Një plagë e hapur e shoqërisë shqiptare,
-Krim,
Drejtues apo pjesëmarrës hartues projektesh kombëtare e ndërkombëtare
-Pjesëtar i grupit drejtues të ekspertëve dhe bashkautor i "Human Development Report" 1997-1998. (Kapitulli i problemeve sociale), (Raporti i Zhvillimit Human në Shqipëri). Botim i PNUD.
-Psikologjia e moshës e rinisë shkollore (studim kombëtar)
-Mid term Plan for education sector (500 faqe). (Drejtues i hartimit të strategjisë së arsimit kombëtar 1993 dhe i Botimit me të njëjtin titull).
-High education in Europe. (1993-1994) (Bashkautor me kapitullin "High Education in Albania") (Botim i Këshillit të Evropës)
CV e aktivitetit politik
Është angazhuar që në fillimin e lëvizjes demokratike në vitin 1990 me shkrime të shumta në RD, Republika etj., kundër diktaturës, figurave të regjimit totalitar etj.
Ka qenë një nga firmëtarët e parë të themelimit të Partisë Demokratike, i thirrur nga Azem Hajdari në Qytetin Studenti për t'u folur studentëve e për të firmosur.
Në Institutin e Studimeve Pedagogjike, ku punonte në fillimin e viteve '90 ka mbledhur firmat e punonjësve të këtij Instituti për të kërkuar themelimin e Partisë Demokratike.
Ka punuar si zv.ministër i Arsimit në Qeverinë e parë të Partisë Demokratike deri në vitin 1994 kur është larguar për studime në SHBA.
Nga viti 1997-1998 e deri më sot ka shkruar e polemizuar në të gjitha gazetat e televizionet kundër qeverisjes së korruptuar të Partisë Socialiste.
Në mars 2003 goditet pabesisht me një bombë në garazhin e shtëpisë, nga e cila merr plagë të rënda. Operohet në bark, dhe ka rreth 40 copë predha ende në të dyja këmbët.
Pas kësaj ngjarjeje dhe pas disa muaj qëndrimi në shtrat, Ylli Pango boton librin "Krim", ku përshkruan atentatin ndaj tij dhe dyshimet për autorët e tij, si dhe bën analizën e kriminalitetit në Shqipëri gjatë qeverisjes socialiste.
Qysh prej një viti është aktivizuar pranë kryetarit Berisha, si hartues i platformës për arsimin për qeverisjen e ardhshme të PD, dhe si anëtar i KOP
Premtimet e Pangos
Në qendër të vëmendjes së angazhimit tim do të jetë kujdesi për arsimin, punësimi si dhe plotësimi i nevoja jetike për banorët e zonës.
Do bëj të mundur shtimin e një shkolle të mesme, e cila mungon në këtë zonë
Shtrimin e rrugëve kryesore të zonës, por dhe atyre dytësore
Hapja e qendrave sociale për pleqtë dhe njerëz në nevojë
Shtimin e numrit të personave që dëshirojnë të vazhdojnë shkollën e lartë
Furnizimi me ujë dhe drita 24 orë do të jetë një ndër pikat ku do të përqëndrohem më shumë puna ime në këtë zonë.
Rehabilitimin e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare, të cilat në pjesën më të madhe të tyre janë në gjendje të mjeruar.
Zbutja e papunësisë
Përshpejtim i procesit të legalizimit të banesave pa leje
Zhvillimi i këndeve të argëtimit për qytetarët