RRethe
16/09/2009 Ngjarja në fillim të korrikut
Bashkëpunoi në krim, arrestohet 22-vjeçari
DURRES- Është vënë në prangat e policisë së Durrësit shtetasi Edmirad E., 22 vjeç, i lindur në Shijak dhe banues në Xhafzotaj të Durrësit. Ai është vënë nën akuzën e dyshimeve, të cilat kërkojnë të zbardhin ngjarjen e ndodhur më datë 1 korrik 2009. Në këtë datë në Rrushkull të Durrësit, zonë bregdetare, është plagosur me amë zjarri shtetas Mujo K. Për shkak të plagëve viktima është trajtuar nën kurë intensive, si dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Dy javë pas kësaj ngjarjeje, e cila vuri në lëvizje strukturat e sektorit të luftës kundër krimeve ndaj personit, gjykata ka vendosur si masë sigurie atë të arrestit në mungesë për shtetasin. Ndonëse nuk ka shumë detaje lidhur me këtë incident të rëndë dhe me pasoja për jetën e të plagosurit, policia bën të ditur se mes palëve ka pasur një konflikt që është bërë objekt i hetimit nga sektori i luftës kundër trafiqeve të paligjshme. Xh. Gradica
Për vjedhje
Dy shtetas në pranga, të
dënuar në mungesë
FIER- Polica e Fierit ka vënë në pranga dy persona, të cilët kanë qenë të dënuar në mungesë dhe ishin të shpallur persona në kërkim. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Latif G., 44 vjeç, banor i fshatit Plyk, komuna Portëz. Ky shtetas është dënuar në mungesë për veprën penale të vjedhjes me 7 muaj burg. Pas marrjes së informacionit policia ka shkuar dhe ka kryer ndalimin e tij në banesë në fshatin Plyk. Ai ishte larguar dhe punonte në një rreth tjetër tek disa të afërm të tij. Ai ishte kthyer në fundjavë pranë familjes. Kjo ka bërë që të merret vesh prej policisë dhe kjo e fundit ka shkuar dhe ka kryer ndalimin e tij në orën 20 të mbrëmjes së ditës së diel. Po në orën 20 të mbrëmjes së të dielës në pranga është vënë edhe Agron Zeqo, 31 vjeç, banor i fshatit Bicar i Vjetër. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe është dënuar në mungesë nga gjykata e rrethit Lushnjë me gjobën e 2 milionë lekëve të reja. Pasi nuk ka pasur lekë që të paguaj gjobën Zeqo e ka konvertuar atë në 400 ditë burg. Për t’ju fshehur dënimit Zeqo kishte shkuar në Gjirokastër tek disa të afërm të tij. Policia e Fierit pasi ka marrë informacionin ka shkuar ditën e diel në Gjirokastër dhe ka kryer ndalimin e tij. A. Damini
Gjatë kontrollit
Arrestohet, i gjenden 2 qese me drogë
FIER- Arrestohet në flagrancë shtetasi Artur A., i vitlindjes 1980, lindur dhe banues në Lushnjë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për mbajtje të lëndëve narkotike.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, për arsye se në vendin e quajtur “Fabrika e miellit” dhe pikërisht në një nga katet e kësaj fabrike është gjendur shtetasi Artur A. dhe nga kontrolli personal iu gjeten 2 qese të tejdukshme me material të bardhë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë, me peshë 44.4 gram, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Lushnjë për veprime të mëtejshme.
A. Damini