Kur u masakruan gardistët isha tek kryebashkiakja
16/09/2009 Rrëfehet “ndershmërisht” ish-kryetari i PS-së për Cërrikun, Llazar Bici, i akuzuar si vrasës
Avokatja i shkel syrin prokurorit, gjyqi i Cërrikut degjeneron në banalitet
TIRANË- Procesi gjyqësor kundër të pandehurve akuzuar për ngjarjen e rëndë të Cërrikut më 23 maj 1997, nisi me deklarimet e të pandehurit Llazar Bici dhe përfundoi me ofendimet mes akuzës dhe avokates mbrojtëse të tij. Seanca filloi në orën 09 të ditës së djeshme. Vazhdoi gjatë. Por veç deklarimeve të shpërndara dhe mohimit të akuzës nga ana e të pandehurit, procesi ka degjeneruar. Procesi u ndërpre pas një komunikimi jo normal mes akuzës dhe avokates mbrojtëse të të pandehurit Llazar Bici. Avokatja u largua nga salla pas një debati të kotë. Prokurori i tha gjykatës se avokatja i kishte shkelur syrin. Por pas kësaj deklarate ka reaguar avokatja duke lënë sallën e gjyqit dhe duke kërcënuar se do t’i drejtohen ministrit të Drejtësisë për këtë fyerje. Në sallë shpesh krijohej një situatë e pakëndshme, kur të pandehurit i ndërpritej fjala dhe prokurori kërkonte që të mos kalohej në përsëritje. Nuk është vetëm kjo. Avokatët nga ana e tyre ndërhynin pa lejen e kryesuesit të seancës. Replika pa shkak dhe me tone jo serioze për një proces të rregull që zhvillohet tek Krimet e Rënda. Këto replika përfunduan me ofendime. Megjithatë, Llazar Bici, ish- kryetar i Partisë Socialiste për Cërrikun në vitin 1997, i marrë në cilësinë e të pandehurit për ngjarjen e 23 majit të po këtij viti, dje dha deklarime dhe iu përgjigj pyetjeve të prokurorëve. Pasi ka bërë një përsëritje të ngjarjes dhe deklaroi e më 23 maj gjatë gjithë ditës i është kushtuar kryetares së bashkisë për të vënë në vij qytetin, Lazar Bici ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje të rëndë, ku humbën jetën 6 gardistë dhe u plagosën 16 persona të tjerë. Për më shumë se dy orë Llazar Bici u vërtit me deklarimet e tij duke thënë se ishte viktimë e këtij procesi të manipuluar nga akuza politike. “Unë jam viktimë e një akuze politike për shkak të funksioneve që kam pasur atë vit. Po kështu unë jam këtu për të mbuluar në të autorët e vërtetë. Nuk kam dijeni për ngjarjen dhe gjatë gjithë ditës që nga mëngjesi deri në mbrëmje kam qenë me kryetaren e bashkisë në zyrë dhe më pas në shtëpinë e saj ku jam strehuar”. Vetëm pas orës 18.00 pasdite të datës 23 maj unë dola nga shtëpia ime, pasi isha kthyer në drekë për të shkuar përsëri te kryetarja. Aty dëgjova që kryetarja e bashkisë u lidh me ish-presidentin e asaj kohe dhe i tha se gjithçka në Cërrik kishte ndodhur në qiell të hapur dhe nuk duhej të ndodhte. Kaq kam mësuar unë. Por dua të them gjithashtu se kryetarja është munduar të lidhej me një person (emrin e të cilit unë nuk e mësova) për ta vënë në dijeni për situatën e krijuar.
Pyetjet që prokurorët i drejtuan të
pandehurit Llazar Bici dhe përgjigjet e tij
Keni pasur ndonjë funksion në vitin 1997?
Ashtu si thashë edhe më lartë, kam qenë i zgjedhur si kryetar i Partisë Socialiste për Cërrikun. Gjatë kohës së trazirave kur vendi ishte zhytur në kaos, institucionet ishin inekzistente, policia nuk funksiononte dhe nuk e kontrollonte dot territorin. Pas 11 marsit 1997 u krijua edhe komiteti i shpëtimit për Cërrikun. Për shkak të këtyre trazirave më 11 mars pas orës 16.00 të pasdites, anëtar të Këshillit Bashkiak, kryetar partie, intelektual, janë mbledhur dhe organizuan një takim se si mund të stabilizonim situatën. Në qytet kishin ardhur edhe përforcime nga policia e Elbasanit. Por u konkludua në mbledhje që të funksiononte edhe një grup i përbërë nga kryetar partie. Kryetari i Partisë Demokratike nuk mori pjesë për arsyet e tij, por kjo forcë përfaqësohej nga Fatos Xhepexhiu. Me votim u zgjodh Xhepexhiu në krye të komitetit të shpëtimit, por ky hoqi dorë për arsye personale. Kështu u votua dhe vendos që në krye të këtij komiteti të isha unë si kryetari i një partie opozitare.
Ku keni qenë gjatë vitit 1997 ose në maj 1997?
Në Shqipëri, në Cërrik (ndërhyn avokatja dhe e quan qesharake pyetjen)
Po në datë 22 maj dhe 23 maj ku keni qenë, mbani mend?
Në datë 22 maj kam shkuar në Vlorë për të qenë i pranishëm në një aktivitet të lajmëruar nga komiteti i shpëtimit të këtij qyteti, që nuk kishte lidhje me atë të krijuar nga ne në Cërrik. Por theksoj se kam qenë edhe për qejf në Vlorë. Nuk kam vajtur me ndonjë cilësi të veçantë, pasi komiteti ynë e kishte mbyllur misionin e tij.
Kur u kthyet nga Vlora?
Jam kthyer në të errur nuk e mbaj mend.
Morët ndonjë porosi në Vlorë?
Në këtë takim ata dolën me një deklaratë, të cilën e shpërndan tek të pranishmit. Një deklaratë mora edhe unë.
U takuat me ndonjë person?
Jo.
Në atë datë ka pasur ndonjë ngjarje në Cërrik?
Jo.
Po më pas?
Nuk më kujtohet.
Pak më parë thatë se u ngrit posta e policisë në prill. A keni dijeni nëse funksiononte kjo postë apo jo?
Po, por jo në mënyrë efektive.
Po pas datës 22 maj?
Unë do të thosha pas datës 23 maj, Cërriku kaloi në kaos të vërtetë, ku pothuajse institucionet nuk ekzistonin, ndërsa posta e policisë nuk ka funksionuar deri pas zgjedhjeve të qershorit 1997, dy tre muaj më pas.
Mund të na thoni pse pikërisht pas datës 22 maj?
Mund të them se kjo ndodhi më shumë pas datës 23 e jo pas datës 22.
Në datë 23 maj, në çfarë ore dolët nga shtëpia, ku vajtët dhe ku ndodhet lokali juaj?
Dola nga shtëpia në 7.15 minuta, vajta tek lokali e më pas shkova në zyrën e kryetares së bashkisë.
Pse vajtët tek bashkia?
Më 23 maj kemi pasur mbledhjen e radhës.
Në çfarë ore do të bëhej mbledhja?
Ishte planifikuar në orën 8 ose 9 nuk më kujtohet mirë.
Po ju në çfarë ore vajtët?
Në 7.30. U ndodha në zyrë. Atë ditë unë gjatë rrugës për te bashkia në mënyrë absolute nuk kam parë ndonjë gjë të dyshimtë apo njerëz të grumbulluar. Ishte lëvizje normale.
A ishin paraqitur personat e tjerë anëtarë të këshillit?
Kur shkova në zyrën e kryetares, mbaj mend që ishin 3-4 punonjës a anëtarë nuk di të them. Ne bëmë një bisedë.
Sa zgjati biseda mes jush?
Nuk zgjati shumë. Ajo u ndërpre kur në zyrë erdhi Luan Rami, ish- sekretar i Partisë Socialiste të Cërrikut. Ai erdhi i frikësuar, i tmerruar. U fut nga pjesa e dritares nga krahu i djathtë i kryetares së bashkisë dhe tha: “ǒbëni ju akoma këtu, nuk e keni marrë vesh, kanë ardhur tanket, jashtë po bëhet nami”. Kaq u desh që të gjithë të ngriheshim për të shpëtuar kokën. Kur ne dolëm në qytet ishte shumë qetësi. Kryetarja më sugjeroi të strehohesha në shtëpinë e saj që ndodhej përball bashkisë. Unë kisha edhe merakun e familjes.
A kishte zhurmë apo të shtëna?
Në atë moment jo.
Po pse ishit i lemerisur ju?
Arsyeja ishte deklarimi i sekretarit të PS-së.
Cilët persona ishin të pranishëm në shtëpinë e kryetares së bashkisë?
Bashkëshorti i saj, Xhevdet Çelo dhe ndoshta i biri që s’më kujtohet mirë.
Sa vazhdoi gjendja e qetësisë?
Nuk vazhdoi shumë, kur dëgjuam zhurmat e një mjeti të rëndë transporti. Ka qenë vetëm burri i kryetares ai që e pa nga dritarja e shtëpisë dhe na tha se po lëvizte një blind.
Ju keni parë gjë?
Jo. Unë kam qëndruar tek korridori. Ndenjëm për aq kohë sa u dëgjua një e shtënë e fortë. Një predhë hyri në dhomën e shtëpisë së kryetares së bashkisë. Më pas filluan dhe të shtëna të tjera.
Sa qëndruat më pas, çfarë ndodhi?
Ne u futëm tek kthina e druve që ishte në korridor. Aty qëndruam rreth 30 minuta. Më pas shkuam në dhomën tjetër që ishte nga ana e pasme e rrugës. Mbaj mend që kryetarja kërkoi të lidhej në telefon me një person, emrin e të cilit nuk e di. Ajo do të sqarohej për situatën, por telefoni nuk punonte.
A ka ardhur njeri gjatë këtij momenti?
Jo, nuk ka ardhur njeri. Unë mbaj mend që i sugjerova kryetares se për t’u lidhur me personin që ajo kërkonte mund të shfrytëzonte radiostacionin. Ia rekomandova këtë, pasi aty punonte motra ime. Kryetarja më tha të lidhesha unë me radiostacioni. Kështu bëra. I kërkova një gruaje që ishte punonjëse e radiostacionit të më lidhte me numrin që ishte e interesuar kryetarja për t’i komunikuar problematikën. Mbaj mend që të shtënat vazhduan edhe më rëndë.
Mësuat çfarë kishte ndodhur kur dolët nga shtëpia e kryetares?
Mësova se ishte goditur një blind. Më thanë se kishte edhe të vdekur, por nuk e dija se kush ishte vrarë.
Kur dolët nga shtëpia e kryetares?
Në orën 10.30 ose 11.00. në shtëpinë e kryetares erdhën disa persona.
Personat që erdhën a kishin armë?
Nuk mbaj mend, por mendoj se kanë qenë më shumë gra.
Me të pandehurit keni njohje?
Për shkak të funksionit tim, kam njohur Meti Bozin, që ishte anëtarë i Këshillit Bashkiak, kryetarin e organizatës së PS-së së lagjes, Skënder Cani, dhe qytetarin Roland Xhepexhiu. Të tjerët nuk i njoh.
Mbani mend që me këta persona që janë të pandehur të jeni takuar para ose pas ngjarjes?
Jo, as i kam parë dhe as i kam takuar.
Në maj 1997, keni kaluar ndonjëherë nga lagjja fermë ku rrinte pjesa tjetër e të pandehurve?
Jo.
A keni dijeni se në Cërrik ka pasur postbllok?
Unë di që persona të caktuar kanë ruajtur shtëpitë e tyre dhe banesat. Unë vet nuk kam parë njeri nëpër postblloqe.
Kur e morët vesh se çfarë ndodhi në Cërrik dhe kush ishte vrarë?
Di të them se kemi bërë takim me ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe dhe nga mediat.
E mësuat vendin se ku u vranë këta persona?
Po. Pas ngjarjes mësova për vendin dhe autoblindin. Ky ka ndenjur në qytet dhe dy muaj më vonë.
A kishte ndonjë institucion shtetëror afër vendit ku u qëllua blindi?
Po, 50 metra larg ishte kinemaja e qytetit.