E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leonard Cohen, një gazetar i bën fushatë për Nobel

21/05/2005  Leonard Cohen është i vetmi kantautor që po përfolet për herë të parë për çmimin Nobel. Nuk bëhet fjalë për këngët e krijuar prej tij, si muzikë. Por tekstet që vetë këngëtari ka shkruar, për herë të parë po shihen në prizmin letrar. Për ta nxjerrë këtë fakt në botën letrare ka shërbyer një gazetar veteran kanadez, i cili ka nisur një fushatë për të kandiduar kantautorin Leonard Cohen për çimin Nobel për letërsi.

Fushata filloi si një shaka, por në shumë kultura nuk ka asnjë dyshim se tekstet e këngëve kanë merita letrare. Ideja që një ylli të muzikës pop si Leonard Cohen t'i jepet çmimi Nobel për Letërsi në botën anglishfolëse shihet më shumë si një shaka.

Sigurisht, ka këngëtarë e kantautorë, tekstet e të cilëve janë studjuar dhe janë vlerësuar se e meritojnë emërtimin "letrar" për shembull këngët e Bob Dylan-it dhe John Lennon-it.

E megjithatë, një simpozium i organizuar për punën e kantautorit britanik Neil Morrisey u prit me humor nga një pjesë e medias britanike. Në mjaft vende të botës diskutimi mbi vlerësimin e teksteve të këngës po shtrohet në nivelin e poezive letrare.

Por për shumë kultura, fjalët e një kënge trajtohen me të njëjtën shkallë serioziteti dhe analize si tekstet e poezive.

Madje akoma dhe sot në Rusi, psh, tradita e vjetër e poetëve që shkruajnë tekste këngësh vazhdon deri tek muzika moderne rock.

Autorët e teksteve të këngëve, rregullisht marrin vlerësime si shkrimtarë madje shpesh fitojnë çmime letrare për poezi. Por duke iu kthyer rastin të parë në historinë e Nobelit, gazetari kanadez që drejton fushatën prë kandidmin e Leonard Cohen-it, Paul Kennedy, e ka krahasuar atë me poetin klasik grek, Homer, dhe ka nënvizuar se edhe Homeri ishte po ashtu këngëtar. Vlerësimi që i është dhënë këngëtarit ka të bëjë gjithaq me mitin e tij, jo vetëm si muzikë por dhe për tekstet e këngëve të cilat nuk rimojnë thjesht si varg. Përmbajtja e tyre psikologjike, ngjyrat që i shkojnë pas muzikës, romancat duken të papërsëritshme në botën muzikore të kombinuar në një autor kënge.

Po pse bota anglishtfolëse nuk i vlerëson tekstet e mira të këngëve?

Përgjigja është se një reagim i tillë mund të jetë një formë elitizmi intelektual, sipas të cilit, çdo gjë që është shumë e përhapur dhe e pëlqyer nga masat e gjera, nuk ka vlera.

Ose ndoshta shkak mund të jetë se tekstet e këngëve në anglisht nuk kanë qenë në përgjithësi aq të mira, të paktën deri tani.

Tek e fundit, një gjë është e sigurt se procesi i fshehtë i zgjedhjes së fituesit të Çmimit Nobel nuk influencohet nga fushatat. Rigorozët e akademisë së Nobelit shumë shumë mund të jenë habitur për këtë fakt të ri në fushën e letrave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›