Zhani Ciko: Kënga hungareze si folku i Mirditës

21/05/2005 Shpërthimi i etnosit në Festivalin Evropian çon muzikën në shtratin e të parëve; Mjeshtri i muzikës Zhani Ciko “zbulon” në intonacionet etnike të këngës hungareze ngjashmëri me tingujt mirditorë; rivaliteti në mes muzikës së ftohtë dhe komerciale të Evropës perëndimore dhe ritmeve të ngrohta të Mesdheut; Ciko: Ledina Çelo duhej të këndonte në gjuhën shqipe, jo anglisht
Kur ka dëgjuar këngën hungareze në Eurovizion, mjeshtrit të muzikës shqiptare, Zhani Ciko, i ka tingëlluar shumë e ngjashme me zonat shqiptare dhe me bindje të plotë thotë se, ato tinguj i dëgjon dhe në Mirditë. Aq fort i është ngulur ajo këngë, sa ka çuar në mend edhe tezën e profesor Eqerem Çabjet, se shtrati ilir ka qenë i shtrirë deri në detin Balltik. Dhe pikërisht, ajo që ka dominuar Festivalin e 50-të Evropian ka qenë baza etnike.
“Madje dhe kënga hungareze që bazohej në intonacione të mirëfillta etnike, më çoi ndër mend tezën e Çabejt, që shtrati ilir ka qenë i shtrirë deri në Balltik, edhe pikërisht këto trajtime të folklorit gati të kujtonin zonën e Mirditës”, është shprehur Ciko.
Gati të njëjtin tingull, mjeshtri i muzikës ka ndjerë dhe te kënga e Maqedonisë, ku trajta etnike i ka kujtuar gjuhën e përafërt me ne shqiptarët, ku banon dhe një pjesë e mirë e jona. Ndërkohë që, Eurovizon po shpërthen me lulëzimin e muzikës burimore, etnike të të gjitha vendeve të Ballkanit. Kjo u pa qysh vjet, sidomos kur çmimi i parë iu dha Ruslanës, që ka qenë shkëndija për gjithë vendet për t’u paraqitur këtë vit, pothuaj të gjithë vendet e Lindjes me instrumentë popullorë. Ciko nuk e cilëson imitim prurjen e etnosit prej këngëtarëve, por rizgjimin e asaj kulture të paballafaquar deri më tani, për shkak të izolimit të vendeve të Lindjes. Ndërsa, Evropa e ftohtë po përjeton rikthimin e saj në Eurovizon, te strategët e muzikës tradicionale të viteve ’50.
Kaloi nata e parë e festivalit, të cilën e keni ndjekur dhe si komentues në RTSH. Në syrin e parë çfarë vure re?
Nata e parë e Eurovizionit pati mjaft surpriza.
Kisha rastin të ndjek edhe provën e përgjithshme të festivalit dhe konstatova që pati një rritje të cilësisë dhe të realizimit teknik.
Shpeshherë e kam përjetuar këtë situatë dhe këtu tek ne, ku shfaqja nga prova e përgjithshme kalon në të njëjtën situatë. Por kujtonim se ky është një fenomen shqiptar, por qenka e përgjithshme. Gjithë artistët gjejnë forca, çlirojnë energji krijuese dhe mbi të gjitha dhe ambientimi me teknikat e zhvilluara të transmetimit, siç duket pësojnë dhe ato vetë elektrizimin që sjell kontakti me publikun.
Kështu nata e parë ishte një natë e një festivali mjaft dinjitoz.
Vura re që është zgjeruar shumë korniza e këngës evropiane. Festivali Evropian ndër vite, nuk po them të 50-të edicionet, por shumë prej tyre i kam ndjekur, konstatova se ka zgjeruar shumë hapësirën. Kjo jo vetëm në përfshirjen e shteteve, por dhe kulturave. Pra, ka një vizion multi kulturor, që e ka bërë këtë festival gjithëpërfshirës.
Dikur ka qenë Evropa tradicionale, ajo Perëndimore në Eurovizion, ndërsa këto vite kemi parë Evropën e ftohur ndaj festivalit... si e shpjegoni këtë ndryshim shijesh?
Festivali Evropian në traditën e vet ka pasur gjithmonë një parapëlqim në zgjedhjet e këngëve. Atje ka pasur historikisht një shije të ndryshme. Nëse i referohemi dhe një festivali, që ne shqiptarët e kemi ndjekur tradicionalisht, atë të San Remos; këto dy festivale janë krijuar të dyja në një mjedis gjeografik, në San Remo dhe në Montekarlo (ku ka lindur Eurovizioni). Janë dy qytete të të njëjtit bregdet, ku aty afër janë Kana edhe Nisa. Pikërisht në këto qytete të mrekullueshme, në këtë mjedis ku bashkohet sa turizmi, sa klima e pushimit edhe e bukurive natyrore, lindin inspirime të tilla për të krijuar aktivitete që ndihmojnë gjithë mjedisin, që shfrytëzojnë sa bukurinë dhe aspektin komercial. Pra, po të lexosh historinë e San Remos, gjen shumë pika të përbashkëta për mënyrën se si ka lindur ky festival dhe se si është përvijuar më vonë dhe Festivali Evropian.
Por shija e këngëve që ofronin këto ishte krejt e ndryshme. San Remo mori rrugën e këngës italiane në një kontekst më të gjerë, ku ka pësuar disa herë dhe ndikime kryesisht të muzikës amerikane dhe, që shpeshherë u përpoq që t’i largonte këto, për t’i qëndruar tendencave nacionaliste italiane. Ndërsa, Festivali Evropian nuk ndërtoi një mozaik të këngëve që krijoheshin në Evropë. Por parapëlqeu stilin e këngëve, kryesisht të kulturës anglikane, nordike dhe që përfshinte dhe Vendet e Ulëta. Një drejtim i veçantë, burim, ka qenë kënga franceze, që dallohej si delja midis kësaj tufe të këtyre këngëve.
Por, sidomos që nga vjet kemi parë një Festival Evropian të transformuar, me dominim nga vendet lindore, nga erdhi kjo kthesë e papritur shijesh sipas jush?
Vitet e fundit zgjerimi i kornizës, veçanërisht me Izraelin, Greqinë, Qipron, Maltën etj., gradualisht sollën një klimë mesdhetare të ndryshme. Por që edhe kjo afrohej shpeshherë, në shumë momente, me tradicionin e tingëllimeve të muzikës anglikane dhe perëndimit.
Hyrja e vendeve lindore e zgjeroi akoma më tepër vizionin e muzikës. Fakti që të gjitha këto kanë qenë të suksesshme, është shembulli më i mirë. Por ajo që të habit fare është se si ka mundësi që një këngë, si ajo e vjetshmja, e Ukrainës, të transformojë komplet shijen e gjithë rajonit. Nga nata e parë, e djeshmja, konstatoje se baza, modeli, arketipi i tyre është kënga e vjetshme e Ukrainës d.m.th. këngë me temperament, me forcë ekspresiviteti shumë të madh, me potencial energjie dhe vokali të theksuar dhe në të njëjtën kohë origjinalitet në orkestracione, në theksimin e bazës etnike.
Kthim i festivalit drejt bazës etnike, por dhe shpërthim i papritur i vendeve të Lindjes... pse ka ndodhur kjo, një kontrast me Perëndimorët, gjë që është dhe debat shumë i nxehtë nga kritika dhe fansa të Eurovizionit?
Kjo ka ndodhur, sepse Bota ka arritur në superngopje. Çdo model ka konsumin e vet. Edhe këngët e komplekseve, rrymave të ndryshme që lindën nga fundi i viteve ’60-të, erdhën duke u forcuar deri në ditët tona, pavarësisht nga trajtat e veta si metal, tekno etj. Të gjitha këto mbërritën në një stad sofistikimi të mjeteve të gjuhës shprehëse, e cila, sigurisht, që ka dhe ezaurimin e saj. Duke qenë se të gjitha këto rryma synuan te një krijim paksa laboratorik i tingullit, i ngjyrimeve të ndryshme, nuk shënuan shumë origjinalitet për mjetet bazë muzikore që është melodia, ritmi, ngjyra e vokalit të një artisti. Si të thuash, ky trinom, që është bazë e muzikës, mbeti në nivelin tradicional. Ndërsa aspekti tjetër i gjithë këtij ambalazhi artistik të këngës këtu u zhvillua në trajta shumë të mëdha.
Por aspekti etnik përpos atmosferës, ka krijuar një hendek të dukshëm nga këngët e vendeve të “ftohta” të Evropës...
Tani këtu ndodhi, kjo çudia tjetër, që aspekti etnik, siç u pa deri në trajta primitivizmi p.sh. te kënga e Portugalisë etj., po dominon në Eurovizion. Edhe vjet lanë përshtypje të mira mjaft grupe etnike, duke filluar nga Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Turqia etj. Të gjitha këto këngë krijuan një atmosferë që njerëzit i pëlqyen, pra i ngroh temperamentet e ftohta dhe qëndrimin e ftohtë, tepër mekanike të këtyre vendeve të Evropës. Po marr një shembull shumë elokuent, dështimin e vjetshëm të Rumanisë, që kishte një këngë mbi bazën e parametrave tepër standardizuese, komerciale. Ndërsa këtë vit, Rumania ka mjaft sukses, pikërisht në afrimin e intonacioneve të veta, origjinale. Po ta marrim dhe Moldavinë, pavarësisht se mori pjesë për herë të parë, ky vjen me një grup që ka më shumë se një vit që kryeson hitet evropiane.
Vumë re se Norvegjia përfaqësohej me një këngë tip Fred Mërkuri, apo Danimarka me rikthimin e ritmeve të viteve ’50-të. Pra, Evropa po rikthehet, ndërsa vendet e Lindjes të kundërtën, po eksplorojnë në etni...si e shpjegoni këtë?
Shumë vende që kanë prej shekujsh, të paktën prej dy shekujsh që i është zhdukur folklori, praktikisht kjo është tani një relike që ekziston vetëm në muzeumet etnomuzologjike të tyre. Në këtë aspekt i referohemi Gjermanisë apo Austrisë. Këto kanë këngë të krahinave të tyre, por nuk kanë më folklor, kanë vetëm rudimente.
Austria solli vërtetë këngë të bukur, por ishte kombinim i këngës stiroleze, diku shumë pak, me një ritëm salza, që është latin komplet dhe në të njëjtën kohë titulli i tyre ishte latinisht “jasi” (ku je). Nga ana tjetër vetëm këndohej në anglisht kënga. Danimarka solli një kuartet shumë simpatik me zëra të përzgjedhur në mënyrë cilësore dhe origjinale, të cilët i kishin futur një bazë ritmike të viteve ’50, por ama të dinamizuar. Këto ritme nuk vijnë me formula origjinale mot a mot të tyre, siç kanë qenë. Por vijnë të afruara në kohë, ose nëpërmjet dinamizmit ritmik, ose një pasurimi të strukturës. Këtë gjë e kishte bërë shumë mirë Estonia, ato vajza ritmikisht ishin të përsosura sa ngjasonin me instrumenta. Shumë grupe ishin përpjekur të vinin në këtë mënyrë.
Pra, mendoj se dy ishin risitë, po ta shohim traditën e festivalit: e para, theksimi i aspektit etnik, duke shkrirë këngën me vallen, sa e vështirë të thuash se është bazuar në këngën apo vallen interpretimit ky festival. Krysisht kjo thuhet për vendet e bllokut ish-lindor dhe sllavë të influencës ruse. Dhe, e dyta, ishte theksimi i aspektit të të kënduarit të një solisti. Shumë shtete u paraqitën me një solist, të cilët ishin me një vokal të nivelit të lartë.
Vjet kur festivali u organizua në Turqi kishte hijen e Ballkanit, ndërsa këtë vit meqë po organizohet në Ukrainë sikur ka më shumë përfaqësime të vendeve sllave... ç’është kjo formulë sipas jush, ku sërish dallohet baza etnike e këngëve dhe vendeve?
Praktikisht, kjo ndodhi sepse vjet këto vende të këtij pellgu afër Rusisë ndihmuan shumë njëri-tjetrit në dhënien e pikëve dhe të gjithë futën njëri-tjetrin në finalen e vjetshme. Absolutisht të gjitha vendet sllave zunë vendet e para, duke ardhur automatikisht në këtë festival.
Po të shikoni tabelat e votimit, secili ia kishte dhënë komshiut të vet dhe kjo solli dominim të tyre këtë vit.
Edhe sivjet kjo është pasojë e votimit të vjetshëm. Por, disa prej këtyre shteteve kishin bërë tentativë të largoheshin nga fryma sllave. Jo vetëm për faktin se kënduan anglisht, por, deri tani dhe vendet e mëdha të këtij rajoni, janë ndërtuar mbi bazën e këtij modeli, që i afron me frymën e këngëve të ndikuar nga Ukraina. Këtu përfshij dhe këngën tonë. Duke parë që vjet këngët sllave ndihmuan njëri-tjetrin për të hyrë në finale, tendenca sivjet ishte për të ikur nga ndikimi i këngës ruse. Përkundrazi ishin të gjithë për t’u afruar frymës perëndimore të trajtimit të këngës, kryesisht dhe në ndikimin që kënga të këndohej në gjuhën angleze.
Po të ndalemi te gjuha është kritikuar kënga jonë, aksenti i Ledinës në gjuhën angleze është komentuar mjaft nga mediat, duke e paraqitur si një pikë të dobët. A vlen nganjëherë përkthimi i këngës, sidomos i këtyre që vijnë nga Ballkani, e që janë shumë burimore?
Kur një këngë bazohet mbi material tematik burimor, siç është dhe kënga jonë, që ka ngjyrë ballkanike dhe dukshëm shqiptare, them se ndoshta nuk do të kishte nevojë për t’u përkthyer. Gjuha për ne dhe për këngën tonë është një mendim, se në gjuhën origjinale mund të shprehet më bukur se në përkthim. Shpeshherë ndodhemi në këtë dilemë, sepse është e ndërtuar kënga në atë mënyrë. Për mendimin tim, gjuha shqipe i rrinte më mirë. Vjet p.sh., kënga e Anjeza Shahinit qëndroi shumë bukur në anglisht, sonte nuk e di si do të tingëllojë, le ta shohim.
Përmende problemin e fqinjëve, sipas kritikave, forumeve dhe debateve në internet, duket sikur është krijuar një farë xhelozie midis vendeve të Perëndimit dhe Lindjes, deri në tendenca që Eurovizoni po bëhet arenë lufte, se sa festë e këngës. Si e shikoni këtë fenomen?
Këto janë fenomene që do të ndodhin, ndaj të cilave shmangia e përplasjeve dhe kontakteve do përballuar me gjakftohtësi, duke e paraqitur problemin në përmasat e vërteta të saj, pa i fryrë, pa e agresivizuar. Kjo nuk do të ishte mirë. Por që kjo përplajse e kulturave do të ndodhë, sepse nuk mund të ketë një kohezion, bashkëjetesë, shkrirje. Edhe pse për herë të parë në historinë e 50 festivaleve të evropianit, kënga e rajonit juglindor të Evropës erdhi e plotë gjeografikisht në këtë edicion.
Ndaj them se, përkundrazi, kjo ndeshje do të prodhojë vetëm gjëra të mira, sepse këto rajone kanë vuajtur nga kundërvënia. Po të shikosh historinë tonë të marrëdhënies me fqinjët, pavarësisht se për faj të kujt, për të qenë objektivë, kjo frymë, gati lokalizmi, vetëm sa e ndihmon. Por ky është lokalizëm brenda integrimit. Sepse kënga e Maqedonisë vërtetë më entuziasmoi, sepse vetëm mbrëmë e zbulova gjatë provave të përgjithshme, se ishte krejt ndryshe gjendja. Ishin pikërisht ato trajta etnike që e bëjnë këtë gjuhë të përafërt me ne shqiptarët, ku banon dhe një pjesë e mirë e jona.
Pra, tregon një integrim të folklorit dhe të trajtave. Madje dhe kënga hungareze, që bazohej në intonacione të mirëfillta, më çoi ndër mend tezën e Çabejt, që shtrati ilir ka qenë i shtrirë deri në Balltik, edhe pikërisht këto trajtime të folklorit gati të kujtonin zonën e Mirditës.
Këto tonalitete kanë qenë në folklor, nuk është se janë zbuluar tani, po ka ardhur koha që njerëzit kanë dëshirë të paraqesin atë që është më autentike, që është më e pathëna. Për këtë po zbulojnë atë që është më thellë.
Dhe po e nxjerrin këtë, siç duhet të bëjmë dhe ne. Kemi një larmi instrumentash popullor të pafundme që janë komplet të pashfrytëzuar në muzikën e lehtë. Kemi larmi të motive të kostumeve. Kemi të pashfrytëzuar, fare, shtratin polifonik që është një nga pasuritë më të mëdha të etnosit shqiptar, dhe me origjinalet në botë, që nuk i ka absolutisht asnjë vend tjetër.
Ardit Gjebrea, si “dështoi” për Eurovizion
“Përpjekjet tek ne janë bërë të mëdha për të shmangur modën e imitimit. Në fillim të viteve ’90 ishte dehja e parë me lirinë e këngës, grupeve, rrymave etj., gjë që e dëshmuan dhe festivalet e para të këngës, infatilitetin e tyre. Më vonë u bënë shumë këngë që iu afruan modeleve etnike. Por çështja është se mungesa e kontaktit me botën nuk i kanë vënë në balancë sesa të arritura kanë qenë. Atëherë janë bërë shumë përpjekje për të çuar këngën e Ardit Gjebresë, “Eja” dhe për shkak të mungesës së mjeteve teknike nuk u pranua Shqipëria, sepse transmetuesit tanë ishin shumë të prapambetur në atë kohë. Por këto modele që kanë qenë në folklorin tonë, nuk kanë mundur të ballfaqohen. Ne do të shohim te modeli ynë i sivjetëm, për të cilin është investuar shumë në krijimtari, por dhe në aspekte të tjera. Kjo po kuptohet si një paketë e vënë në shërbim të këngës shqiptare.
Kjo na krijoi bindjen se ne duhet të jemi patjetër. Një model të shkëlqyer na i kanë Kosova në këtë drejtim, që ka qenë hapi i parë i integrimit të kulturës shqiptare. Ne ishim kaq të izoluar sa ardhja e kosovarëve në fillim përbënin çudi tek ne. Ky ka qenë hapi i madh i Festivalit të RTVSH, nuk ka qenë interpretimi “live”, këto janë aspekte teknike. Pra, ka qenë i rëndësishëm integrimi kulturor i këngës shqiptare. Një popull, një kombësi që nuk njeh kulturën e vet, që zhvillohet duke marrë drejtime të ndryshme. Kështu duhet të ndodhë dhe me integrimin e këngës sonë në nivelin evropian”.