E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e al Kaedës

08-08-2011 / Nga John Mueller (Foreign Affairs)

Janë zbuluar të dhëna të reja lidhur me strofullën e Bin Ladenit në Pakistan. Grupi terrorist duket se ka kaluar më shumë kohë duke i bërë bisht goditjeve të ngadalta për para, sesa është përpjekur të përgatisë bombën atomike. 
Leksioni i 11 shtatorit ka treguar që bandat e vogla terroriste, duke vënë në përdorim metoda të thjeshta, mund të shfrytëzojë shtigje të caktuara në sistemet ekzistuese të sigurisë. Por të shumtë ishin ata që preferonin të angazhoheshin në ekstrapolime masive: nëse 19 meshkuj mund të rrëmbenin 4 aeroplanë njëherësh, krijohej opinioni gjithsesi dhe më pas, padyshim, al Kaeda shumë shpejt do të prodhonte një bombë atomike. Siç thuhet në një proverbë turke “Nëse armiku yt është një milingonë, përfytyroje si të ishte një elefant”. Informacioni i ri i zbuluar pikërisht në Abbottabad të Pakistanit, sugjeron që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kështu kanë vepruar për një dekadë të tërë. Ciladoqoftë retorika këcënuese e al Kaedës dhe fantazitë e rastësishme bërthamore, potenciali i saj si një kërcënim, veçanërisht ai atomik, ka qenë mjaft i fryrë. Publiku tashmë ka përjetuar një dekadë me njoftime të tmerrshme për kërcënimin e një sulmi terrorist atomik.
Më 2004 Michael Scheuer deklaroi në një televizion brenda 60 minutash se ishte “me sa duket diçka e afërt” dhe më 2007 fizikani Richard Garëin vlerësoi ngjashmërinë e një shpërthimi bërthamor në një qytet amerikan apo evropian prej terroristëve apo mjeteve të tjera, të cilat brenda 10 vjetësh do të jenë 87%. Më 2008, Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates u shpreh se ajo që e mbante gjallë çdo lider qeveritar ishte “mendimi për shfarosjen e terroristëve me një armë të shkatërrimit në masë, veçanërisht bërthamore”. Të paktë ishin ata që gjetën ngushëllim tek fakti që kompjuteri i al Kaedës që u gjet në Afganistan më 2001, tregoi që buxheti i grupit për kërkime mbi armët e shkatërrimit në masë (pothuaj të gjithë të fokusuar mbi funksionimin primitiv të armëve kimike) ishte nga 2000 $ deri në 4,000 $.
Menjëherë pas vrasjes së Osama bin Laden, zyrtarët tashmë zotërojnë më shumë kompjuterë të al Kaedës, të cilat përmbajnë një informacion shumë të pasur lidhur me synimet e mëtejshme të organizatës për dekadën e ardhshme. Sipas raportimeve të një agjencie të Task Forcës, është zbuluar se anëtarët e al Kaedës janë angazhuar si fillim në shmangien e goditjeve të ngadalta. Ka raportime që ishin të dhënë pas faqeve të pornografisë, madje.
Historia e plotë ende nuk është zbardhur, por duket befasuese fakti që ky grup i vogël gjeti kohën të krijonte një staf operacional për të fabrikuar një bombë. Ky është një proces, që kërkon bashkëpunëtorë të besueshëm dhe kriminelë të tjerë.
Dokumentet gjithashtu zbuluan se bin Laden kishte shfrytëzuar atë që task forca e quan “një obsesion” për të sulmuar përsëri Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse sulmi i 11 shtatorit ishte katastrofë për grupin. Kjo çoi në mungesë të përkrahjes në të gjithë botën, në një sulm më të fuqishëm dhe në një dekadë trazirash të mëdha.
Në të vërtetë, bin Laden në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar publikisht për një sulm mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai i siguroi amerikanët më 2002 se “rinia e Islamit po përgatit gjëra, që do i mbushin zemrat tuaja plot frikë”; dhe më 2006 ai deklaroi se grupi i tij ishte i gatshëm të “shkatërronte masat e sigurisë” dhe se “operacionet janë duke u përgatitur, keni për t’i parë ato me sytë tuaj”. Zëdhënësi i al Kaedës Adam Gadahn deklaroi më 2004 se “rrugët e Amerikës do të skuqen të gjitha prej gjakut” dhe se “vala tjetër e sulmit mund të vijë në çdo moment”.
Edhe pse miliona njerëz kanë hyrë legalisht këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mijëra të tjerë kanë hyrë ilegalisht, nuk është e vërtetë që celula e al Kaedës është gjetur në vend pikërisht më 11 shtator dhe jashtëzakonisht shumë pak njerëz kanë pohuar se kanë lidhje me këtë organizatë. Zazi u përpoq të bashkohej me talibanët, por iu mbush mendja nga operativët e al Kaedës në Pakistan, që të dërgonte disa bomba në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që në fillim ishte nën mbikëqyrje, më pas u arrestua. Nisi edhe bisedimet me investigatorët duke i shndërruar tradhtarët në ish-kolegë të tij.
Por, përgatitja e Zazit ishte e pamjaftueshme; ai në dëshpërim e sipër mori instruksione të tjera nga instruktorët e huaj me anë të telefonit. Në këtë pikë ai bleu materialin e duhur për bombën me një kartë krediti të vjedhur, duke garantuar që blerja do të tërhiqte vëmendje dhe se incizimi në video do të vëzhgohej me kujdes.
Në dukje, monitoruesit e tij nuk arritën t’i siguronin qoftë edhe pak para në dorë për të blerë pak peroksid hidrogjeni për të prodhuar një bombë. Për al Kaedën operacioni ishte një dështim – përveç egos që frymëzonte një sfidë tjetër për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për botën e civilizuar, për sistemin shtetëror modern.
Në të vërtetë, asnjë ekstremist mysliman nuk ia ka dalë mbanë në shpërthimin qoftë edhe të një bombe të thjeshtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto 10 vitet e fundit dhe me përjashtim të sulmeve në Londër më 2005, asnjë tjetër nuk ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar.
Duket se al Kaeda nuk është e gatshme dhe e përgatitur për armët bërthamore. Sidoqoftë, al Kaeda ende përbën një kërcënim ekzistencial. Mundësia që një amerikan të vritet nga një terrorist është 1 për një 3,5 milionë për një vit, duke përfshirë këtu edhe të vrarët e 11 shtatorit. Kjo mundësi do të mbetet e pandryshuar, nëse terroristët do të ishin në gjendje të shtonin aftësitë e tyre masivisht – pajisja e tyre me armë bërthamore do t’i lejonte ata të vepronin kështu. Edhe pse al Kaeda mund të ketë ëndërruar të pajiset me këto armë, asnjë grup tjetër terrorist nuk ka shkuar kaq larg sa t’i plotësonte këto ëndrra, me përjashtim të japonezit Aum Shinrikyo, i cili mori me qira një anije australiane për transportimin e depozitave të uranit, e pajisi anijen me ekuipazh dhe u përpoq të blinte një bombë prej rusëve. Kjo përvojë, sidoqoftë, nuk mund të jetë shumë inkurajuese për terroristin e pajisur me bombë atomike. Aum arriti të hiqte dorë nga përpjekjet e tij për bombën atomike shumë herët.  Më pas ai u zhvendos te armët biologjike, një tjetër dështim i plotë që frymëzoi liderin e tij, që të pohonte se frika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një sulm biologjik ishte në të vërtetë një dredhi për të provokuar grupet terroriste. Grupi më në fund ia doli të nxirrte pak gaz në një metro të Tokios, ku u vranë 13 persona.
Përktheu: Rudina Dahri

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›