Pas humbjes së bashkisë së Tiranës, Edi Rama pa program e plane për PS-në

Kreu i Partisë socialiste Edvin Rama pas humbjes se bashkisë së Tiranës tani si kryetar partie i socialistëve ka nisur një tur konsultimesh me deputetet e partisë që ai drejton. Duke qene se selinë roze e ka përfshirë vala e nxehtë e gushtit, të bie në sy se në ambientet e PS nuk gjen këmbë njeriu aty, ndërsa tek-tuk mund të shohim hera herës vetëm kreun e PS, Edi Ramën. Gjithashtu edhe daljet për media të deputeteve të saj apo liderit të tyre janë fshirë nga ekranet televizive. Mesa duket Rama po thur plane pas krahëve dhe është duke menduar se di të vije në krye të pushtetit, sesi t’i rrëmbejë rivalit të tij më të fortë kreut të qeverisë, kryeministrit Berisha postin e kryeministrit. Vetëm pas një muaji pas periudhës së pushimeve në fillim të shtatorit atëherë kur nis dhe sesioni i ri parlamentar, kreu socialist ka deklaruar se do të nisë dhe jeta aktive e deputetëve të PS-së. Pas një periudhe të gjatë bojkoti gati dy vjeçar të deputeteve të selisë rozë, nëpër komisionet parlamentare si dhe në seancat plenare pritet që grupi parlamentar i drejtuar nga Rama tashmë ta thyejë këtë bojkot. Bojkot i cili s’ka lejuar që të votohen shumë ligje të rëndësishme në parlament ligje për të cilat nevojiten edhe votat e opozitës, si reforma zgjedhore, ndryshimet në Kushtetutë, avokati i popullit etj.
Ndërsa me datë 5 nëntor mbahet kongresi i radhës së PS-së pas një serie të gjatë ndodhish brenda radhëve partisë socialiste priten të tjera zhvillime brenda saj.
Ajo çka është bërë e qartë pritet që Rama në këtë kongres të dëbojë nga radhët e partisë së tij zërat kundërshtarë që mendojnë ndryshe nga socialistët e tjerë që i janë bindur Ramës e nuk e kanë thyer bojkotin parlamentar.
Ka qenë deputeti socialist Kastriot Islami që ka ndjekur rregullisht seancat plenare së bashku me deputetin tjetër demokrat Andis Harasani duke bërë kështu që brenda selisë rozë të thyen rregullat e vendosura nga kreu i tyre Rama. Deputeti socialist Kastriot Islami i cili ka thyer rregullin e bojkotit dhe ka marrë pjese në çdo seance parlamentare, ka qenë i hapur për mbarë opininon publik dhe ka deklaruar se PS duhet të ndjekë një rrugë tjetër jo atë të bojkotit po kështu është shprehur edhe deputeti tjetër i PS-së, Andis Harasani duke dëshmuar hapur atë çka po ndodh në PS. Jo më pak socialistë të tjerë dhe figura që kanë kontribuar për këtë parti i kanë dalë kundra Ramës. Një prej tyre është dhe sekretarja për shoqërinë civile dhe shanset e barabarta në PS, Edlira Haxhiymeri e cila në daljet e saj për shtyp ka treguar hapur qendriimin e saj kundër mënyrës që po përdor Rama për qeverisjen e PS. Ajo ka deklaruar se PS-së i duhet një lider i ri që ta qeverisë PS-në dhe jo Edi Rama i cili e ka përçarë këtë forcë.
Këto zëra kundërshtarë mundet që edhe të dëbohen nga kjo parti pasi jo të paktë janë ikjet që kanë bërë deputetët dhe anëtarët e saj nga PS në radhët e LSI-së.
Përpara mbajtjes së Kongresit të PS, kreu socialit Rama po bën edhe llogaritjet e anëtarëve të rinj që do të përzgjidhen në strukturat drejtuese të PS-së. Ajo që është përfolur së shumti kohët e fundit është dhe shtimi i postit të nënkryetarit të partisë ose edhe atë të sekretarit të përgjithshëm në Partinë Socialiste. Me siguri Ramës do t’i duhet të vendosë në këtë post një prej “zërave papagall” më të afërt dhe më aktiv që ka bashkëpunuar pa i kundërshtuar mendimet e veprimet e Ramës gjatë gjithë gjithë kësaj periudhe. Gjithsesi mbeten vetëm pak muaj që drejtimi i PS-së të marrë një rrjedhe të re.
E. T