E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria, shtesë të posaçme pensioni për 6 akademikë



Këshilli i Ministrave në mbledhjen e radhës, ka vendosur dhënien e një shtese pensioni të posaçëm për 6 akademikë. Pensioni për të gjithë këta përfitues është vendosur të jetë në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit që u takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal. Përfitues të këtij pensioni janë: Namik Prizreni, Adriatik Kallulli, Agim Krajka, Bujar Kapexhiu, Eno Koço, Ilia Terpini. Dhënia e këtij pensioni është vendosur nga qeveria, duke u mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

BOMIT miraton tekstet për vitin e ardhshëm shkollor
Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) pranë Ministrisë së Arsimit ka përfunduar vlerësimin e teksteve të paraqitura nga shtëpitë botuese për këtë vit shkollor. 24 shtëpi botuese ofruan fillimisht 169 tekste, nga të cilat BOMIT miratoi për vitin 2008-2009 104 tekste alternativë. Mesatarisht një titull lënde do të ketë deri në tre tekste alternativë, ndër të cilët vetë mësuesit do të zgjedhin më të përshtatshmin për nxënësit e tyre. Gjithashtu, këtë vit, janë pajisur me tekste të reja edhe klasat e 5-ta dhe të 9-ta. Vendimi i Këshillit të Ministrave në 8 mars të vitit 2006, zyrtarizoi mënyrën e re dhe reformën në sigurimin e teksteve shkollore, Altertekst si dhe ngritjen e Bordit të Miratimit të Teksteve pranë MASH, i cili shqyrton paraprakisht të gjitha tekstet e propozuara nga botuesit dhe certifikon prej tyre, ato që do t’i paraqiten shkollës për përzgjedhje sipas kritereve të përmbajtjes, të cilësive teknike dhe të çmimit. Vendimi për tekstet shkollore parashikon se këto tekste nuk sigurohen nga Ministria e Arsimit, por nga rrjeti i botuesve privatë që do të thotë se të drejtën e përzgjedhjes e ka mësuesi, që e përdor tekstin me nxënësit e tij. Për këtë qëllim, lejohet që, në vend të një teksti të detyruar nga Ministria, mësuesit t’i paraqiten variante të ndryshme të përgatitura nga botues privatë, prej të cilave ai përzgjedh. Për më tepër fondet e subvencionit shtetëror për tekstet shkollore nuk shkojnë për të financuar prodhuesit e teksteve, por kalojnë në dorën e përdoruesve të teksteve, domethënë shkollave. Gjithashtu, MASH-i bën të ditur se nuk do ketë “tekst fitues” të Ministrisë së Arsimit, por tekste alternativë për një titull, të certifikuar nga Bordi i Miratimit të Teksteve (BOMIT) pranë MASH. J.Tashi

24 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›