E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizja ë lirë dhe të rinjtë shqiptarë



Nga Endri Mema

Duke dashur të flasim për lëvizjen e lirë, nuk mund të mos e nisim me të drejtat themelore të njeriut.
Lëvizja e lirë është një nga liritë dhe të drejtat themelore të qenies njerëzore. Por sikundër ndodh pothuajse në të gjithë Europën, ku liria e lëvizjes është e garantuar me kushtetutë dhe me ligj, por dhe me anë të marrveshjeve të posaçme, në Shqipëri është krejtësisht e kundërta. Edhe kushtetuta shqiptare i garanton të drejtat e njeriut ku përfshihet edhe liria e lëvizjes së lirë. Mjafton të hedhim një sy të shpejtë kushtetutës, dhe pa u dashur një njohuri prej juristi mund të përmendim nenet ë mëposhtme: Neni 15 i kushtetutës shqiptare thotë:
• paragrafi 1: të drejtat dhe liritë themelore të njëriut janë të pandashme, të patjetërsueshme, e të pa dhunueshme dhe qendrojnë në themel të rendit juridik.
• paragrafi 2: organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhë liritë themelore të njëriut, si dhe të kontribuojnë në rëalizimin ë tyre.
Edhe ligje të tjera plotëuese ndjekin shembullin ë kushtëtutës. Por të gjitha këto mbeten shpesh vetëm në letër, dhë shërbejnë për të zbukuruar fjalimet.
Nësë ne duhet të pyesim nëse kjo e drejtë e jona është grantuar dhe e zbatuar, përgjigja do të ishte e thjeshtë: e kemi të drejtën e lëvizjes së lirë, por ne nuk mund ta prekim dhe ta shohim.
Popullsia në Rëpublikën e Shqipërisë është rreth 3.5 milion banorë, ndër të cilët mbi 1.1 milion janë të grupmoshës 16 deri 35 vjeç. Pra shteti ynë ka një nga popullsitë më të reja në Europë. Dhe si mund të ndodhi në vendet pa strategji të posaçme për forcën intelektuale dhë atë të punës:
Shqipëria rendit ndër problemet kryesore të saj pikërisht kategorinë e të rinjve. Problemi për të cilin flasim nuk është se si duhet përdorur sa më mirë energjia dhe forca rinore, por është krejt ndyshe.
Të gjithë mund te jemi dakord që në Shqipëri ndodhet një rini e plakur nga kusheët ë jetesës që e karakterizojnë. Pa u lodhur shumë mund të bëjmë një renditje të këtyre kushteve tipike të jetës së rinisë shqiptare:
papunësia, varfëria, emigracioni i tepërt dhe i pakontrolluar, mungesa e politikave sociale shtëtërore, izolimi i imponuar, mungesa e shkollimit, etj
Pika jonë e interesit është izolimi i imponuar, që me fjalë të tjera është mohimi i të drejtës së lëvizjes së lirë. Rinia shqiptare, dmth grupmosha 16-35 vjeç është më e izoluara në Ballkan dhe në Evropë. Në Shqipëri marja e një vize për jashtë shtetit konsiderohet shpesh si një ëndërr e bukur.. E gjitha kjo sepse shteti dhë qeveritë shqiptarë nga 1991 e më pas janë shoqëruar nga fama negative dhe nga fyma ë izolimit nga shtetet perëndimore. Edhe pse në Shqipëri ndodhen një numër i madh ambasadash të shteteve të huaja, madje disa prej tyre prej shumë vitesh, ato shpesh mbyten nga burokracitë.

Në një këndvështrim më të gjerë, problemi i izolimit të Shqipërisë është edhe më tronditës. Në Evropë, Shqipëria është një nga shtetet më të vogla dhe me diskriminimin më të madh. Popullsia në Republikën e Shqipërisë është vetëm 3.5 milion banorë në një kontinent me mbi 600 milion banorë, dhe ne jemi një nga shtetet më të izoluar në Ballkan dhe Evropë. Gadishulli i Ballkanit ka rreth 55 milion banorë, ndërsa Shqipëria është një nga shtetet me popullsi më të vogël. Shtetasit shqiptarë mund të lëvizin pothuajse lirshëm vëtëm në dy shtete: FYROM dhe Mali i Zi. Të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit ose Evropës janë pjesë e marveshjeve dy ose shumë palëshe për lëvizjen e shtetasve të tyre, ose janë futur në familjen e harmonisë së madhe të Schengenit, ku përfshihen 30 vende. Edhe shtetasit shqiptarë që kanë synuar largimin e tyrë nga vendlindja, e kanë aritur në forma të ndryshme, duke filuar nga kalimet e paligjshme të kufirit, dokumëntat falls e dëri tek rrjetet e trafikur njerzor të organizuar. Pra me të tjera fjalë Republika e Shqipërisë ka mbi 1 milion emigrantë nëpër botë, ndër të cilët një pjesë janë emigrantë të paregullt në shtetet ku qëndrojnë. Përfundimi i këtij realiteti është që bllokada burokratikë e bërë nga Evropa ndaj nesh nuk ka asnjë asyetim përveç diskriminimit iracional.
Efektet e këtij realiteti kanë një impakt të drejtpërdrejtë në rininë shqiptare. Këto efekte janë në dy planë, në atë psikologjik, dhe atë matrialo-ekonomik.
Efekti psikologjik i izolimit, është i qartë për të gjithë popullin shqiptar, ne thjesht ndjehemi të padëshiruar nga shtetet evropiane, ndjehemi të përçmuar dhe shpesh shoqërohemi nga racizmi shtetëror.
Efekti matrialo-ekonomik i izolimit është jo më pak i ndjeshëm. Shumë të rinj profesionistë dhe studentë nuk mund të dalin nga kufijtë shtetërorë për të takuar kolegët e tyre. Jo rrallë, bursat dhe kurset ndërkombëtare, kthehen në zhgënjime sepse refuzohen vizat nga ambasadat e shteteve përkatëse. Pra edhe kur një student dhe një profesionist gjen mundësinë e ngritjes kulturore dhe profesionale jashtë Shqiprisë, ajo shpesh mbetet një ëndërr e bukur, sepse mbytet nga burokracitë dhe malet me letra që kërkohen nga ambasadat e huaja, dhe nga indiferenca e organeve shtetërore. Në koston ekonomike përfshihen dhe paratë e harxhuara nga shteti për të luftuar rrjetet kriminale të tafikantëve apo falsifikatorëve, të cilët kanë gjithmonë „klientë“ me shumicë në duart e tyre.
Rezultati i gjithë kësaj vorbulle, është plogështia dhe pesimizmi i pjesës më të gjallë dhe vitale të shoqërisë.
Lëvizja e lirë e rinisë shqiptarë mund të kthehet në pararojën e dëmokratizimit dhe integrimit të shoqërisë sonë. Ne nuk mund të bëhëmi kurrë pjësë e familjes europiane duke qenë të izoluar. Një gjallesë që jeton në kafaz, nuk mund të bëhet kurrë pjëse e tufës së gjallesavë të tjera, por do të jetë gjithmonë e izoluar.
Deri më sot politikat integruese me BE, kanë bërë përpjekje të shumta, por me rezultate të pakta. Edhe prania e një Ministrie të Integrimit, apo projekteve të Ministrisë së Kulturës është një shembul i qartë i përpjekjeve.
E gjithë kjo panoramë e errët nuk duhet bërë shkas për dorëzim psikologjik dhe mungesë reagimi. Ka akoma shumë për të bërë, dhe shumë që mund të bëhet. Përpjekjet për një livizje të lirë nuk janë e drejtë e vetëm e institucioneve shtetërore, vetë rinia mund të bëhet aktore kryesore e zgjidhjes së këtij problemi themelor.
Mundësitë dhe përpjekjet janë nga më të ndyshmet, por ato duhet shoqëruar nga bashkëpunimi dhe solidariteti i shumicës, si e vetmja mënyrë për të pasur arritje. Obiektivi kryesor i të gjithë shtetasve shqiptarë dhe përpjekjeve të shtetit tonë pa dyshim duhët të jetë një Shqipëri pa Viza.
Me lëvizjen e lirë, nuk duhet kuptuar vetëm livizja e lirë fizike dhe materiale e njerëzve. Këtu nënkuptohet një lëvizje e gjërë e ideve, botkuptimeve, si dhe nje lëvizje e përgjigjeve të shumë problemeve që shoqëria dhe veçanërisht rinia shqiptarë po i jeton prej më shumë se 17 vjetësh.

Përfaqësues i Institutit IDEA

24 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›