E vërteta rreth negociatave të eurokrizës
Për tё përcaktuar veton e tij në samitin e dhjetorit të Bashkimit Evropian në Bruksel, kryeministri britanik David Cameron tha: "Çfarë na ofrohet nuk është në interes të Britanisë, kështu që unë nuk jam dakord me tё", sikur marrëveshja tё varej vetëm nё satisfaksionin e interesave vetjake. Për mё shumё, arritja e një marrëveshje nuk ka qenё edhe qëllimi i Cameron-it. Marrëveshjet përfituese për tё gjitha palët janë konsideruar të jetë qëllimi përfundimtar i të gjitha bisedimeve, por sikur palët negociuese të arrijnë një rezultat tё favorshëm, që në fakt nuk dëmton jo-pjesëmarrësit në bisedimet, por është nё kundërshtim me ligjin? Por sikur rezultati tё jete i dobishëm , por në kundërshtim me parimet e palëve negociuese? Mendoni sikur se ju jeni në një tavolinë negociuese dhe doni qё edhe pala tjetër tё bie dakord me ju. Një strategji qё duket e domosdoshme por qё mund tё sjelli dyshime nëse do tё rezultojë dobishme për të gjitha palët e përfshira. Por rezultati qe ju propozoni , mund të jetë i padrejtë, ose jo-realist, ose ju mund të jeni tё ndërgjegjshëm për gënjeshtrat e thëna. Pra, edhe pse në bazë të interesave, një propozim i tillë nuk do të pranohesh edhe aq lehtë. Në të vërtetë, kur dikush mendon se sa shumë çështje duhen marrё parasysh para marrjes se një vendimi, atëherë bëhet mёse e qartë se negociatat janë një lloj komunikimi që ka të bëjë shumë më tepër se interesat vetjake. Parimet, morali dhe respekti për tё vërtetën, udhëzojnë marrëveshjet njësoj si edhe interesat. Disa do të argumentonin se negociatorëve tё sukseseshёm u nevojitet vetëm takti, aftësia për të përdorur parimet e për të fshehur interesat e vërteta tё dikujt. Nëse ky definicion ishte i vlefshëm, atёherё Shtetet e Bashkuara kishin tё drejtë për luftën në Irak, në bazë të kërcënimit tё paraqitur nga regjimi i Sadam Huseinit. Por tani është pranuar gjerësisht se mënyra në të cilën Shtetet e Bashkuara negociuan rrugën drejt luftës, ishte një gabim; duke paguar një kosto të madhe nё besueshmërinë saj si partner negociues. Në fakt, Shtetet e Bashkuara bazohen dhe mbështesin parimet e larta, të tilla si liria dhe demokracia dhe i përfshin ato me sukses në politikën e jashtme. Nё mbështetje tё ndihmës ekonomike në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, gjenerali George C. Marshall dhe mё vonё Sekretarja amerikane e Shtetit, dha njё fjalim frymëzues që argumentonte se politika amerikane nuk është kundër "çdo vendi apo doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit. Plani Marshall kishte tё bënte mё shumё me parimet bazё sesa nё lidhje me mbrojtjen e interesave tё SHBA-ve. Edhe nëse retorika e qeverisë Cameron duket të jetë e përqendruar në "interesa vetiake", pozitat e saj negociuese reflekton nё parimet më të larta, ashtu siç bëjnë edhe vendet e tjera”.
Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera dëshmojnë për angazhimin ndaj vendeve tё tjera nё lidhje për parimet e drejtësisë dhe solidaritetit, si dhe për gatishmërinë e tyre, për të lënë mënjanë agjendat e tyre dhe për t’iu shërbyer çështjeve më të larta. Negociatat duhet t’i adresohen këtyre shkaqeve ,dhe jo vetëm interesave. Asnjë nga këto metoda nuk hedh poshtë “vlerën” e interesave , pavarësisht se këto interesa luajnë një rol tё rёndësishёm në negociata, ose nё raste tё kundërta këto interesa mund tё na ndikojnë moralisht. Filozofi Immanuel Kant, duke përdorur një mënyrё tё shkëlqyeshme e argumentoi ndryshe; duke theksuar se morali duhet të jenë i lirë nga interesat jo-universale. Por filozofi bashkëkohor Jürgen Habermas argumenton se normat morale janë të vlefshme për sa kohë që njerëzit i pranojnë ato lirisht, pasi kanё marrё parasysh pasojat e zbatimit të tyre nё lidhje me përmbushjen e interesave. Sigurisht, marrja nё konsideratё e këtyre interesave mbështet tё njёjtёn kauzё: pra, me siguri interesat duhet të merren parasysh edhe pse mund tё mos na kënaqin plotësisht. Në disa raste, vetëm mbrojtja e interesave mund të duket e përshtatshme, për shembull, në disa transaksione tё caktuara tё biznesit. Sa më shumë e komplikuar tё jetё negociata edhe me e vështirë do tё jetё mos-referimi ndaj çështjeve komplekse të tilla si vlerat dhe normat apo rëndësia e tё qenit tё sinqertë. Siç ka thënë edhe Aristoteli: "E vërteta dhe e mira janë tё lehta për tu verifikuar sesa përdorimi i tyre pёr tё bindur dikё”. Dështimi për të siguruar argumentet dhe arsyet e duhura kundrejt një pozicioni negociues, mund të rezultojë në një përçarje të komunikimit mes palëve. Nëse negociatat me të vërtetë kane nevojë për argumentimin e duhur të këtij lloji, atëherë me siguri ka kuptim që diferencat midis palëve të zgjidhen jashtë kontekstit të negociatave. Përndryshe, "negociata tё tilla" nuk mund tё quhen aspak negociata, por nënkuptohen si procese grabitjeje dhe shantazhi. Në një botë tё globalizuar, si kjo e sotmja, negociatat e vërteta janë mёse tё nevojshme. Vendet dhe popujt formojnë një web tё ndërlidhur interesash që nuk mund tё ndihen tё plotësuar me këtë mënyrë izolimi. Zgjidhja e konflikteve bazohet mbi parimet e pranuara reciprokisht, tё cilat udhëzojnë bashkëveprimin e individët dhe vendeve. Negocimi është rruga drejt zgjidhjes së konflikteve nё mënyrë tё suksesshme, por me kusht tё bazohet, në përputhje me rregullat bazë të komunikimit tё hapur. Vendet dhe popujt e ndryshëm duhet të ndalin debatin rreth interesave, që shpesh i pёrçan ata, por duhet tё fillojnë të diskutojnë parimet, të cilat i bashkojnë. Për sa kohë që komunikimi është kryer me vërtetësi dhe në lidhje me vlerat, normat dhe faktet objektive, negociatat do të jenë në gjendje për të arritur një konsensus dhe marrëveshje tё mirё.
Alexios Arvanitis, studiues në Universitetin “Panteion”, është bashkë-autor i artikujve shkencore mbi interesat, të drejtat dhe negociatat.
Marrë nga project-syndicate.com