E Hënë, 2 Nëntor 2026

E vetmuar gjendet e vdekur pas tri ditësh

19/04/2005  Lajmërojnë fqinjët, policia hyn në apartament

ELBASAN – Gjendet pas tri ditësh e vdekur në apatamentin e saj, një 60-vjeçare në Elbasan. Kanë qenë fqinjët, që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dyshuar për zhdukjen e të moshuarës, e cila nuk ishte parë të dilte më nga shtëpia.

Në një pallat të lagjes “Partizani”, në qytetin e Elbasanit, banorët janë shqetësuar, pasi nuk e kanë vënë re më fqinjën e tyre, e cila jetonte e vetmuar dhe pasi kanë ndier erën e parë të dekompozimit kanë lajmëruar policinë. Nga ana e tyre, policia ka mundur të hapë derën e banesës, duke gjetur në fillimet e dekompozimit një grua rreth të 60-ve.

Sipas burimeve paraprake, kufoma kishte më shumë se tri ditë që qëndronte brenda mureve dhe askush nuk kishte mundur të kontaktonte me banoren e vetme të apartamentit. Policia ka identifikuar kufomën rreth orës 19.00 të mbrmëjes së djeshme kur me nidhmë e fqinjëve është hapur edhe dera e banesës.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se trupi i pajetë i përket shtetases Najada Koleka, 60 vjeçe, banuese në lagjen “Partizani”, e cila jetonte prej disa kohësh e vetme.

Ndërkohë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore që ka këqyrur trupin e pajetë konfirmojnë vdekjen e natyrshme të 60-vjeçares. Mësohet se një goditje të zemër i ka shkatuar asaj një infrakt, duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen e vetme dhe pa ndihmë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›