E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbyset makina, plagosen rëndë dy motra

19/04/2005  KAVAJË- Aksidentohen dy motra nga një aksident rrugor në aksin Durrës-Rrogozhinë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Qarkullimit Rrugor, të cilat thanë për gazetën se uniformat blu kanë bërë të mundur edhe arrestimin e shoferit të mjetit ku ato ndodheshin si pasagjere. Ardian Lami, 35 vjeç, lindur e banues në Durrës, kishte në mjetin e tij të tipit "Volksvagen" me targa DR 5299D, dy motrat Etleva dhe Nerënca Cela, përkatësisht 25 e 27 vjeçe, në momentin kur u përplas në afërsi të fshatit Synej. Në vendngjarje janë ndodhur disa kalimtarë, të cilët u dhanë të plagosurve ndihmën e parë mjekësore, e më pas i dërguan me një makinë të rastit në spitalin e qytetit të Durrësit, në të cilin ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndonëse i plagosur, Lami është vënë nën pranga në krevatin e spitalit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›