Polici aksidenton me makinën e SHISH
19/04/2005 Kukës – Pranga punonjësit të plicisë për aksidentimin me plagosje të gjashtë personave. Sipas burimeve zyrtare të policisë së
Qarkut të Kukësit mësohet se një punonjës i policisë së rendit, efektiv në drejtorinë e Qarkut të Tiranës, u arrestua nga kolegët e tij të Kukësit, pasi akuzohet se duke drejtuar një automjet në pronësi të Shërbmit Informativ Shtetëror (SHISH) të Fierit, plagosi rëndë gjashtë qytetarë, në një aksident rrugor. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Kukësit, bënë të ditur dje, se në orët e mbrëmjes së të dielës, Flamur Gashi, 31 vjeç, me detyrë polic rendi në Komisariatin nr2. Tiranë, u arrestua në flagrancë. Prangosja e tij është bërë në kushte spitalore, pasi shkaktoi një aksident, ku përveç gjashtë të plagosurve që shkaktoi, u plagos edhe vetë.
Sipas burimeve që kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe sipas burimeve zyrtare të policisë mësohet se Flamur Gashi, ndërsa udhëtonte me automjetin "Hiundai Galloper" FR 3905 B, në pronësi të SHISH-it, drejtoria rajonale e Qarkut Fier, në Fushë Dukagjin, ka dalë nga rruga nacionale, duke aksidentuar gjashtë qytetarë, si edhe veten. Sipas policisë së Kukësit, të gjashtë të plagosurit në aksident, janë banues në Shtanë, të rrethit të Kukësit dhe ndodhen në spitalin vendor, jashtë rrezikut për jetën. Policia bëri të ditur për median se pas arrestimit në kushte spitalore të punonjësit të policisë së Tiranës, është duke punuar për të përcaktuar shkakun e aksidentit që u krye me makinën e SHISH-it të Fierit.