E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erasmus Mundus, studentët dhe pedagogët e UT-së në garë për studime

Rektorati i Universitetit të Tiranës bën të ditur se aplikimet për këtë program pranohen deri më 12 mars

Studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës mund të aplikojnë dhe të fitojnë të drejta studimi në 18 institucione të arsimit të lartë në Europë, në kuadër të programit “Erasmus Mundus”. Rektorati i Universitetit të Tiranës, i cili është pjesë e konsorciumit të Erasmus Mundus “Join EU-SEE”, bën të ditur se sapo ka nisur aplikimi për këtë program. Studimet përmes “Erasmus Mundus” parashikojnë shkëmbime studentësh në 18 universitetet e këtij konsorciumi dhe programe të plota studimore masteri dhe doktorature. Aplikimet do të pranohen online në faqen zyrtare të konsorciumit www.joineusee.eu nga data 27 janar deri më 12 mars, ndërsa fituesit do të shpallen në muajin maj. “Përfitues të këtij programi janë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Tiranës, të cilët mund të përfitojnë nga shkëmbimi një semestër në një nga universitetet e konsorciumit e deri në studime të plota postdiplomike”, saktësojnë përfaqësuesit zyrtarë të rektoratit të universitetit më të madh publik në vendin tonë.
Bursat e “Erasmus Mundus” variojnë nga 1 mijë euro në muaj për studentët e Bachelorit e deri në 2500 euro në muaj për pedagogët që do të përfitojnë nga shkëmbimi i stafit pedagogjik.Për informacione të mëtejshme dhe për mënyrën e aplikimit referojuni faqes zyrtare të projektit www.joineusee.eu.
Universitetet e konsorciumit janë përkatësisht: Universiteti i Tiranës, Shqipëri; Universiteti i Graz, Austri; Universiteti i Leuvenit, Belgjikë; Universiteti Masaryk, Brno, çeki; Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme, Ankara, Turqi; Universiteti i Bolonjës, Itali; Universiteti i Granadës, SpanjëUniversiteti i Groningenit, Holandë; Universiteti i Letonisë, Riga, Letoni; Universiteti i Turkut, Finlandë; Universiteti i Vilniusit, Lituani; Universiteti Shën Cirili dhe Metodi në Shkup, Maqedoni; Universiteti i Beogradit, Serbi; Universiteti i Malit të Zi, Mali i Zi; Universiteti i Mostarit, Bosnjë dhe HercegovinëUniversiteti i Novi Sadit, Serbi; Universiteti i Prishtinës, Kosovë; Universiteti i Sarajevës, Bosnjë dhe HercegovinëUniversiteti i Tuzlas, Bosnjë dhe Hercegovinë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›