E vrava vëllanë se s më la të hidhja loto
Autori i Lajmit: red.
Vrasësi i vëllait lihet në burg. Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg 15- vjeçarin G.M., i cili disa net më parë qëlloi me thikë për vdekje vëllanë e tij Alfred Marku, 23-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Laknas të Tiranës, ku autori i kishte kërkuar së ëmës 500 lekë për të luajtur në loto, por kjo kishte refuzuar t ia jepte. Sipas deklarimit të tij dje në gjykatë, G.M. kishte tentuar dhe një herë t i thoshte së ëmës për lekë, por në këtë moment kishte ardhur i vëllai dhe e kishte kapur nga fyti për ta larguar. Autori kishte marrë një thikë, e kishte goditur vëllanë dhe ishte larguar me vrap nga frika se mos e rrihnin familjarët. Në sallë G.M. deklaroi: “Mora një thikë dhe ia ngula pak vëllait për ta trembur dhe ika me vrap”. Dyshohet se 15- vjeçari është me probleme mendore dhe se nuk ka qenë i përgjegjshëm për veprimin e bërë. Ajo që ra në sy ishte fakti që autorit nuk i shkaktoi asnjë emocion kur avokatja e tij i tha që vëllai kishte vdekur pas thikës së ngulur nga ana e tij. Ai qëndroi i qetë dhe nuk reagoi fare, duke treguar se ka probleme psikike. Në fakt, provat dalin kundër 15- vjeçarit, pasi, sipas hetimeve paraprake, viktima ka më shumë se një plagë në trup, çka hedh poshtë versionin e autorit për një goditje të vetme dhe largimin e menjëhershëm të tij nga vendi i krimit.
Tashmë Prokuroria pritet që ta zbardhë përfundimisht këtë ngjarje dhe të vërtetojë nëse autori i kësaj ngjarjeje të rëndë vuan nga ndonjë sëmundje mendore apo është thjesht një hipotezë e ngritur.
“Mora një thikë dhe ia ngula pak vëllait për ta trembur dhe ika me vrap”. Dyshohet se 15- vjeçari është me probleme mendore dhe se nuk ka qenë i përgjegjshëm për veprimin e bërë.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009