“Investimet në arsim, mandatin e dytë - 6% të buxhetit të shtetit”
Autori i Lajmit: red.
"Në mandatin e dytë investimet në arsim, do shkojnë në 6 % të buxhetit të shtetit, nga 4 % që janë aktualisht. Tek mësuesi dhe nxënësi do të fokusohen politikat tona arsimore”. Me këtë mesazh iu drejtua sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, studentëve të Konviktit të Universitetit "Aleksandër Xhuvani," në qytetin e Elbasanit. Në takimin me të rinjtë, ku shumica ishin vajza, Kryetarja e Kuvendit, tha se ndihet krenare që gjatë këtij mandati, arsimi, shkolla dhe mësuesit, janë trajtuar si prioritet. “Të përballemi me sfidën e arsimit, është absolutisht investimi me të cilin, kurrë nuk humbet. Investimet në arsim shënojnë progresin më të madh, të bërë në të gjitha fushat. Buxheti i arsimit është dyfishuar dhe po ashtu janë dyfishuar pagat e arsimtarëve”, – u shpreh ndër të tjera, Kryetarja e Kuvendit. Duke shtjelluar para audiencës studentore, reformat e ndërmarra në këtë mandat qeverisës, Kryeparlamentarja tha se sfidat ekonomike, infrastrukturore, integrimi dhe i të gjitha fushave po përballohen me sukses. “Ne kemi përmirësuar infrastrukturat dhe kemi bërë që të kemi një rritje ekonomike të pranueshme për vendet e tjera me zhvillim ekonomik të fortë. Ne ia kemi ndryshuar fytyrën Shqipërisë. Ne mund të themi që kemi realizuar ëndrrën më të madhe, integrimin në NATO. Kanë mbetur pak ditë nga Samiti në Strasburg, ku Shqipëria do ta shikojë veten anëtare fuqiplotë, me të drejta dhe obligime, si faktor kryesor, global politik, ekonomik dhe militar. Kjo është një ngjarje historike”, - tha gjatë fjalës së saj Topalli. Gjatë vizitës së saj në Elbasan, Kryetarja e Kuvendit pa nga afër ambientet e Konviktit të Universitetit të Elbasanit, ku jetojnë e studiojnë shumë studentë nga zonat e Shqipërisë së Mesme dhe Lindore. Në këto tri vjet, në Universitetin " Aleksandër Xhuvani" janë investuar mbi një milion e gjysmë dollarë dhe së shpejti pritet të ndërtohet, dhe një konvikt i ri pranë këtij Universiteti.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009