Shqipëria kërkon kredi nga Katari për infrastrukturën
Autori i Lajmit: Plarent Shehu
Berisha në Katar
Emiri i Katarit Sheikh Hamd bin Khalifa al-Thani priti në një takim Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në selinë e Emiratit. Katari dhe Shqipëria ripërsëritën dëshirën për forcimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin ekonomik. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Sheikh Hamad bin Jassim bin Jabr al-Thani, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se vendi i tij mund të marrë një kredi nga Katari për zhvillimin e infrastrukturës. Kryeministri i Katarit u shpreh se vizita e homologut të tij shqiptar forcon më tej marrëdhëniet e forta midis dy vendeve. Ai tha se të dy palët pranuan që Katari të dërgojë një delegacion në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe. Kryeministri i Shqipërisë u shpreh se po zhvillon këtë vizitë në Katar me dëshirën e madhe për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke shtuar se biseda me Emirin Al-Thani dhe Kryeministrin e Katarit ishin të frytshme. “Unë jam i lumtur që vizita ime në Katar do të pasohet nga një vizitë e Emirit dhe Kryeministrit të Katarit në vendin tim”, - tha Kryeministri i Shqipërisë. Më herët, Shqipëria dhe Katari nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në sektorin teknik, ekonomik dhe tregtar. Marrëveshje të tjera pritet të nënshkruhen në Tiranë. Kryeministri i Shqipërisë tha se vendi i tij do të hapë së shpejti një ambasadë në Doha, ndërsa ftoi biznesmenët e Katarit të investojnë në vendin e tij. “Shumë kompani nga Katari po punojnë në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe kanë bërë një progres të shpejtë”, - tha ai. Kryeministri i Shqipërisë gjithashtu tha se vendi i tij mirëpret kompanitë e Katarit që operojnë në fushat e energjisë, shëndetit dhe arsimit. Ai tha se Emiri dhe Kryeministri i Katarit shfaqën interes të madh për projektin e gazit të lëngshëm në Shqipëri, i cili është një projekt në të cilin investitorët e Katarit janë të mirëpritur. Kryeministri i Shqipërisë tha se Katari dhe Shqipëria kanë rënë dakord të lehtësojnë regjimin e lëshimit të vizave për qytetarët e tyre.
Kryeministri tregon arsyet e vizitës së tij
Kryeministri, pas takimeve dhe vizitës së tij në Katar, në një intervistë publike për media ka zbardhur të gjitha detajet dhe arsyet e kësaj vizite. Berisha konfirmoi dhe një herë se qëllimi i tij ka qenë kryesisht ai i thithjes së fondeve, kredive e investimeve të qeverisë dhe biznesit të Katarit në Shqipëri, por mbi të gjitha bashkëpunimi për projektin e gazit të lëngshëm në derdhjen e Semanit në Fier. “Në Katar erdha me disa qëllime të caktuara. Së pari, të intensifikoj marrëdhëniet politike me Katarin, vend me prestigj të veçantë në rajon dhe më gjerë. Ka shumë arsye që vendi ynë të ketë marrëdhënie miqësore me këtë vend dhe vizita të nivelit më të lartë janë një faktor shumë i rëndësishëm. Së dyti, diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, në veçanti në fushën ekonomike. Një nga qëllimet e mia kryesore këtu ishte inkurajimi i biznesit të këtij vendi për të investuar në Shqipëri. Dihet që kompani të Katarit kanë një blerë dhe po operojnë ose do të fillojnë së shpejti ndërtimin e rezorteve të mëdha turistike në brigjet e Shqipërisë. Pas pak pres të takoj komunitetin e biznesit të këtij vendi dhe t u paraqes të gjitha potencialet e mëdha të Shqipërisë. Kjo zgjoi interes të madh edhe në takimet politike që pata me Emirin dhe Kryeministrin e Katarit. Natyrisht, një vend të veçantë në axhendën tonë zë problemi i Kosovës. Unë kam kënaqësi që ky vend ka mirëkuptim për pavarësinë e Kosovës, po shqyrton dhe do të njohë pavarësinë e saj. Kryeministri Al Thani më konfirmoi se i ka dërguar një letër kryeministrit Thaçi në të cilën parashtron qëndrimin e favorshëm të Katarit ndaj Kosovës, kështu që çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet është një çështje kohe jo e gjatë. Një vend të veçantë në bisedimet tona, si dhe një nga qëllimet, është edhe projekti i madh i Semanit. Ky projekt prej rreth 2.5 miliardë euro është një nga projektet më gjigante të rajonit dhe më gjerë. Unë me ketë rast ftova qeverinë e Katarit që mbi bazën e interesit komercial të marrë pjesë në këtë projekt, sikundër u kërkova që të garantojnë sigurimin me gaz të këtij projekti të madh, në rast se nuk përfshihen direkt. E vërteta është që ky projekt zgjoi interes shumë të veçantë, si tek Emiri ashtu dhe tek Kryeministri. Për shkak të interesit të veçantë që treguan ndaj këtij projekti, kërkuan që të vijë këtu dhe ministri i Naftës dhe i Gazit, për të diskutuar kryesisht lidhur me projektin. Mendoj se dhe ky ishte një rezultat shumë i rëndësishëm i kësaj vizite, pasi autoritetet e këtij vendi treguan interes real për projektin e Semanit, që është një nga projektet më të mëdha në rajon për rigazifikimin dhe prodhimin e energjisë. Këto ishin qëllimet kryesore dhe temat për të cilat u përqendruam. Mendoj se kjo ishte një vizitë e frytshme dhe pres që së shpejti të vijnë në Shqipëri Lartësia e Tij, Emiri i Katarit Al Thani dhe Shkëlqesia e Tij, Kryeministri i Katarit, Al Thani”,- përfundoi kreu i ekzekutivit.
Kryeministri i Katarit në Tiranë
“Emiri i Katarit Lartësia e Tij, Al Thani, dhe Kryeministri i Katarit, Shkëlqesia e Tij, Al Thani, pranuan me kënaqësi ftesën për të vizituar Shqipërinë.”
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009