Gjykata shpall të pafajshëm futbollistin e Vllaznisë
Autori i Lajmit: red.
Shpallet i pafajshëm futbollisti Erogen Brajoviç. Gjykata e Krimeve të Rënda, vendosi të lirojë të pandehurin Brajoviç, i cili akuzohen për kanosje ndaj dy familjeve të tjera në Shkodër. Disa seanca më parë, nga ana e Prokurorisë ishte kërkuar dënimi me 3 vjet për këtë të pandehur, por gjykata vendosi të mos e marrë parasysh këtë kërkesë dhe e liroi atë.
Brajoviç akuzohet se ka kanosur dy familje në Shkodër, pasi ky i fundit kishte bërë fjalë me dy pjesëtarë të këtyre familjeve dhe ato ishin detyruar që për disa muaj të ngujoheshin në shtëpitë e tyre. I pandehuri u ka kërkuar 50 mijë euro familjeve në fjalë duke i siguruar që nuk do të merrte hak ndaj tyre, por pas këtij veprimi, Brajoviçit i janë vënë prangat dhe është akuzuar për veprën penale të “kanosjes”.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009