Vasili: “Sondazhet e Zogby, si të Sharlotës”
Autori i Lajmit: red.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, reagon pas publikimit të të dhënave të sondazhit Zogby, të cilat e nxjerrin partinë që përfaqëson, në vend të tretë me vetëm 5 për qind të votave, ndërkohë që në vend të parë ishte PS me 39 për qind dhe PD me 34 për qind. “Pavarësisht nga dëshira ime për të përmbajtur humorin, mund t ju them se ndjekim me një dëshirë dhe po me kaq humor edhe sondazhet e përjavshme që bën fallxhorja Sharlotë, në emisionin e gazetarit të njohur Arjan Çani. Po me të njëjtin humor kemi ndjekur edhe Sharlot-sondazhet e Zogby, të cilat ngjajnë si dy pika uji, me sondazhet e Sharlotës dhe duke i parë me këtë këndvështrim dhe me këtë humor dashamirës, mendoj se prezantimi i radhës pas një muaji të këtyre sondazheve të Zogby-t, apo të Sharlot-sondazheve të Çanit, do të kishin një vend më të përshtatshëm tashmë në një emision të njohur dhe shumë popullor si “Portokalli””, - tha ai. Deklarata e Vasilit erdhi pas një konference për shtyp në të cilën LSI ngriti sërish problemin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti, duke thënë se procesi është futur në një fazë të errët e të paqartë. “Qeveria po e fut procesin dhe dështimin e tij në rrugën e faktit të kryer, për të aplikuar më pas në kushtet e krizës së kohës, skenare të tjera kompromentuese, të cilat e rrëzojnë Kodin Zgjedhor, i cili lejon vetëm votimin me karta identiteti dhe pasaporta”, - theksoi sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2009