E Diel, 1 Nëntor 2026

E zbuloi agjenti i infiltruar, grupi në gjyq për trafik armësh dhe droge

 

TIRANE – Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale ndaj shtatë personave të akuzuar për trafikimin e 284 kileve marijuanë dhe një sasie armësh e municionesh. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilave Krimet e Rënda dërguan në gjykatë fashikullin me provat penale kundër gjashtë peronave që akuzohen si autorë të ngjarjes së ndodhur më 19 shkurt 2008, rreth orës 23.00, në fshatin Dermenas të Fierit. Në rrugën që ndodhet pranë disa banesave private në këtë zonë, policia ka bllokuar vitin e kaluar automjetin tip furgon, me ngjyrë të bardhë, me targë FR 7493 B (në pronësi të Azem Çimilit). “Brenda në makinë është gjetur dhe sekuestruar një sasi “canabis sattiva” e vendosur në 9 pako, me peshë të përgjithshme 284 kilogramë. Veç kësaj lënde narkotike, në furgon janë gjetur dhe sekuestruar edhe 5 armë zjarri automatike, 2 pako me nga 100 ndezës detonatorë dhe 1 arkë me fishekë. Drejtuesi i mjetit është larguar duke iu shmangur arrestimit nga policia”, thanë burimet nga Prokuroria. Sipas tyre, edhe pse ngjarja dukej e vështirë për t’u hetuar mbi bazën e të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, veçanërisht gjatë përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve nga policia pas kapjes së makinës me drogë dhe me armë, është arritur të arrestohen të dyshuarit Divid Islamaj, Erjon Dulaj, Edison Begaj, Edmond Marku dhe Albert Brahimaj. Mësohet se dosja penale ndaj tyre ka filluar pas përcjelljes në polici të informacioneve nga një bashkëpunëtor, i cili kishte njohje me grupin e personave të akuzuar për trafikun e drogës dhe narkotikëve. Madje, mësohet se edhe kapja e drogës dhe zbulimi i makinës ku ajo ishte fshehur ka ndodhur pikërisht në bazë të vëzhgimeve dhe përgjimeve që u zhvilluan pasi informatori përcolli të dhënat në polici, duke u bërë shkak për fillimin e hetimit. “Ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga personat në E. Dulaj, D. Islamaj dhe E. Begaj, të cilët kanë financuar blerjen e lëndës narkotike me qëllim transportimin e saj me skaf për ta trafikuar në drejtim të Italisë”, thanë burimet nga Prokuroria, duke pohuar se për të gjitha këto veprime ishte vënë në dijeni edhe agjenti i infiltruar i policisë, identiteti i të cilit mbahet në sekret të plotë. Prokuroria tha se nga hetimet ka zbardhur gjithë aktivitetin kriminal të shtatë të dyshuarve, duke dërguar dosjen në gjykatë.                                 tr.so

Të akuzuarit

Divid Islamaj,     Vlorë
Edison Begaj,     Vlorë
Erjon Dulaj,     Vlorë
Eduart Marku,     Kukës
Albert Brahimaj,     Vlorë
Azem Cimili,     Fier
Ali Cimili,      Fier
Akuzat
“Trafikim narkotikësh” dhe “Trafikim armësh dhe municioni luftarak”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›