E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti i Krenar Ahmetit pyeten gardistët

 

TIRANE – Grupi i oficerëve që po heton largimin nga vendi i aksidentit të ndodhur mes makinës së ish-shefit të Policisë Rrugore të Tiranës Krenar Ahmeti dhe eskortës së Kryeministrit Berisha, mori në pyetje dje gardistët e kësaj të fundit. Oficerët e gardës që bëjnë pjesë në grupin e shoqërimit të kreut të Qeverisë mësohet se kanë dëshmuar dje lidhur me incidentin e ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së shtunë 10 janar 2009. Tre oficerë të gardës mësohet se kanë fiksuar dhe përshkruar saktësisht makinën, që ka goditur mjetet e eskortës së Kryeministrit, si dhe targat e saj përfshi dhe faktin se menjëherë pas incidentit automjeti i Krenar Ahmetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Ministria e Brendshme tha dje se është duke bërë hetimet për këtë ngjarje me qëllim zbardhjen e plotë të saj në mënyrë që më pas dosja t’i përcillet Prokurorisë së Tiranës për akuzën “largim nga vendi i aksidentit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›