E Shtunë, 31 Tetor 2026

E zë gjumi në timon, vdes 35-vjeçarja


KORÇË - Një grua 35-vjeçare nga Berati humbi jetën në një aksident automobilistik në orët e para të ditës së djeshme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Në makinë me Enkelejda Shtëmbarin udhëtonte edhe i biri në moshën 5-vjeçare, i cili ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti i rëndë. Burime nga Policia e Korçës thanë se aksidenti ka ndodhur kur drejtuesja e mjetit tip "Fiat" me targa greke është përplasur pas një muri betoni anës rrugës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Fillimisht e aksidentuara u transportua ne spitalin e Korçës, por nuk mundi të mbijetojë. Mësohet se Shtëmbari po kthehej nga Greqia, ku kishte emigruar, për në Berat, së bashku me djalin e saj. Policia që hetoi këtë aksident tragjik, tha se drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit pasi e kishte zënë gjumi në momentin e aksidentit. Ndërsa fëmija ishte ulur në sediljen e pasme dhe ka marrë plagë të lehta.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›