E zë korenti në makinë, vdes 30-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Ka qenë fatale jeta e një 30-vjeçari pasi ka rënë në korent. Burimet zyrtare të Policisë së Durrësit, bënë të ditur se 30-vjeçari nga Durrësi ka gjetur vdekjen dje pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është Muslim Dosti po shkarkonte inerte me kamionin e tij në momentin e aksidentit. Sipas informacioneve të fundit, kamioni që drejtohej nga 30-vjeçari ka prekur telat e tensionit të lartë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Sapo është marrë informacioni ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes policia e këtij qytetit dhe autoambulanca. Por, gjithçka ka qenë e kotë, pasi ai ka gjetur vdekjen menjëherë. Ndërkohë, mësohet se policia dhe grupi hetimor që ishin në vendin e ngjarjes kanë nisur të hetojnë mbi rrethanat e ngjarjes.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008