E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armën e punës, ushtari 19-vjeçar nga Korça

Autori i Lajmit: red.
Një ushtar 19-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, ndërkohë vazhdon të mbetet tepër misterioze shkaku. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në repartin e Gardës së Republikës që ndodhet në Mullet dhe viktimë është 19-vjeçari Gëzim Hadesi. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes në vendin ku i riu ishte duke kryer shërbimin e rojës. Shokët e tij kanë dëgjuar krismën dhe janë drejtuar me urgjencë në vendin nga vinte zhurma. Kanë mbetur të befasuar kur e kanë parë atë të përgjakur e të rënë përtokë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi ka bërë ekspertizën ka sqaruar se i riu i kishte dhënë fund jetës në kushte depresioni, por pa përcaktuar shkaqe konkrete. Plumbi nga i cili ka gjetur vdekjen 19-vjeçari, sipas policisë ka dalë nga arma e tij. Ai ishte nga fshati Pogrod i Korçës dhe kishte pak kohë që kryente shërbimin ushtarak.

Ky lajm është publikuar: 14/11/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›