Kapshticë, vdes në aksident emigranti
Një familje emigrantësh nga qyteti i Pogradecit është aksidentuar rëndë, ndërsa kthehej nga shteti grek. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur gryka e Kapshticës, vetëm 2 kilometra larg doganës. Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij aksidenti të rëndë.
Burimet e policisë, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, raportojnë se aksidenti ka ndodhur në kushte të lagështisë së madhe në rrugë dhe të kthesës së fortë që ka çuar në rrëshqitjen e mjetit. Ka qenë ora 21.00 e së shtunës kur familja Blaceri sapo kishte lënë Doganën e Kapshticës për të udhëtuar në drejtim të qytetit të Pogradecit, por udhëtimi është ndërprerë nga aksidenti i papritur në një nga kthesat e forta të rrugës së Kapshticës.
Viktima e këtij aksidenti, Aleksandër Blaceri, 41 vjeç, i cili ka qenë drejtues i mjetit, ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja e fortë, kur mjeti ka përfunduar poshtë rrugës, pasi është përplasur fillimisht me bordurën anësore.
Drejtuesi i mjetit, Aleksandër Blaceri, nga qyteti i Pogradecit po udhëtonte me familjen e tij. Në momentin e ngjarjes, në mjetin tip BMW me targa greke ndodhej familja e tij, gruaja dhe dy fëmijët, njëri 17 vjeç dhe tjetri 11 vjeç.
Burimet e policisë kanë deklaruar se dy fëmijët kanë mundur të shpëtojnë nga aksidenti me plagë të lehta, ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve, është transportuar drejt spitalit të Korçës bashkëshortja e viktimës, 41-vjeçarja A. Blaceri.
Për sa u përket rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti, policia, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes, ka përcaktuar si shkak shpejtësinë në kthesë dhe lagështirën mbi asfalt. Ndërsa mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, për shkak të lagështirës ai ka rrëshqitur në kthesë dhe më pas drejtuesi ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurën e duke përfunduar më pas poshtë rrugës, ku është përplasur me gurët që i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. Familja Blaceri, e sapoardhur nga Greqia, do të shkonte në qytetin e Pogradecit.
Sipas burimeve policore, për shkak të lagështirës dhe kthesës së fortë në të njëjtin vend janë shënuar gjatë orëve të fundit edhe dy aksidente të tjera. Pak para aksidentit që i mori jetën 41-vjeçarit nga Pogradeci, te kthesa e Kapshticës janë regjistruar dy aksidente për shkak të rrëshqitjes së mjeteve. Policia ka thënë se dy aksidentet e tjera kanë qenë pa pasoja dhe vetëm me dëme materiale në mjete, pasi këto të fundit fatmirësisht nuk kanë dalë nga rruga, por vetëm janë përplasur me bordurën anësore, duke humbur më tej kontrollin në drejtim.
Ka qenë pikërisht mjeti i tretë që, pasi është përplasur me bordurën, e ka çarë atë dhe është rrokullisur poshtë rrugës, duke shkaktuar një të vdekur dhe tre të plagosur.