E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava, ankthi i emigrantëve

 

KORÇE - Radhë emigrantësh në hyrje të doganës greke nga toka shqiptare, por edhe nga thellësia e tokës helene. Shkak, puna me ritme të ngadalshme dhe vetëm me dy sportele nga dogana e vendit fqinj. Deri në orët e pasdites së djeshme, gjendja ishte e rënduar, duke rrezikuar që të vazhdonte e tillë dhe në mbrëmje. Në territorin shqiptar radha u krijua në orët e mesditës për shkak të mbërritjes së një fluksi emigrantësh, që pas pushimeve në vendin tonë kërkonin të ktheheshin në Greqi ku jetojnë e punojnë prej vitesh. Këtij fluksi në vend që dogana greke t’i përgjigjej me ritme të shpejta pune e ngadalësoi atë. Me dy sportele nuk u arrit funksionimi normal i procedurave. Sipas policisë sonë, pala greke po vepron kundër marrëveshjes se gjatë sezonit do të punojë me kapacitet të plotë. E njëjta gjendje është krijuar dhe në kthim, pasi qindra shqiptarë kanë kaluar pushimet tek të afërmit në Greqi apo në zona turistike të shtetit fqinj.   j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›