Kriza prek dhe qytetin e gurtë
Shkëputjet e energjisë elektrike në zonën e Gjirokastrës prej një muaji kanë risjellë në kujtesë tek qytetarët muajt e stinës së ftohtë.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Për drejtuesit e KESH-it lokal, ndërprerjet e herëpashershme të rrymës elektrike kanë qenë të justifikuara me instalimin e rrjetit të ri përcjellës të korrentit për zonën në fjalë. Nënstacioni i ri elektrik i cili pothuajse ka përfunduar, por që pret prerjen e shiritit të përurimit nga kryeministri Berisha, sipas specialistëve, plotëson të gjitha kapacitetet për një furnizim pa probleme me korrent jo vetëm për 35 mijë banorët e qytetit të Gjirokastrës, por edhe të fshatrave përreth. Megjithatë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike, kanë krijuar një reaksion edhe tek bizneset e vogla, kryesisht në zonën e pazarit karakteristik. Dje, për 8 orë rresht, energjia në këtë zonë ka munguar plotësisht për shkak të një remonti në rrjet, të paktën kështu kanë konfirmuar burimet zyrtare të KESH-it lokal. Temperaturat e larta të ajrit, për shitoret në këtë zonë, kanë krijuar probleme në ruajtjen në ambiente frigoriferike të asortimenteve ushqimore me bazë yndyrnash apo dhe nënprodukte të mishit. Rreth 80 mijë lekë të rinj përllogaritet dëmi i shkaktuar gjatë 15 ditëve të fundit i mallit frigoriferik i dy pronarëve të shitoreve në pazarin karakteristik. “Akullore, qumësht, nënprodukte të mishit etj., janë hedhur poshtë pasi u bënë të papërdorshme për konsumatorët”, janë shprehur Lesko Nanaj dhe Selaudin Hoxha, dy pronarë të dyqaneve që tregtojnë asortimenteve ushqimore. “Ndërprerja e energjisë elektrike nuk është paralajmëruar asnjëherë dhe kjo na ka dëmtuar seriozisht biznesin”, shprehen ata. Ndërkohë që ndërprerjet e energjisë janë konstatuar edhe në fshatrat e rrethit të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit. Në fshatrat Lekël, Kodër, Rabie, Buz, Vasjar në rrethin e Tepelenës, ka pasur stakime të paparalajmëruara të energjisë elektrike ku kanë zgjatur për orë të tëra. Ndërsa diçka më pak në fshatrat e rrethit të Përmetit. Në qytetin e Gjirokastrës energjia elektrike përgjatë muajit gusht ka munguar në orë të ndryshme të ditës, por më të shpeshta kanë qenë prej orës 09:00 e deri në orët e pasdites. Remont në rrjet dhe instalimi i rrjetit elektrik me nënstacionin e ri, kanë qenë arsyet që kanë përdorur përfaqësuesit e KESH-it lokal të Gjirokastrës. Fshatrat e zonës minoritare greke në Gjirokastër kanë qenë më të persekutuarat në mungesën e energjisë. Për këtë shqetësim mjaft herë deputeti i zonës, Vangjel Tavo, ka apeluar për zgjidhjen e kësaj çështjeje jo vetëm kohët e fundit, por edhe gjatë muajve të dimrit.
Kufizime në disa qytete
Remontet janë argumentimet për ndërprerjet e shpeshta të energjisë në disa rrethe të tjera të vendit, duke përfshirë dhe ato bregdetare, si Durrësi e Vlora. Dy ditë më parë, kreu i PS-së së Durrësit, Gazmir Bizhga pohoi se prej më shumë se dy javësh, qarku është përfshirë nga një krizë e dukshme e furnizimit me energji, e cila sa vjen e po thellohet çdo ditë e më shumë. Kufizimet të evidentuara nga dega lokale e PS-së për të gjitha njësitë vendore të Qarkut variojnë nga 3 deri në 15 orë në ditë për komuna e bashki të veçanta.