Spiropali: Arsyet pse besova te politika e re e Edi Ramës
Kandidatja e PS-së për kryeqytetin, Elisa Spiropali, në një intervistë për "Shqip" flet për angazhimin e saj në politikë.
Pse vendosët të garoni në zgjedhjet e 28 qershorit nën siglën e Partisë Socialiste?
Unë nuk po garoj as "nën" as "mbi" ndonjë sigël. PS-në nuk e zgjodha shpejt e shpejt në mënyrë të beftë nisur nga ndonjë tekë e çastit. Afrimi im me atë parti është rezultat i një procesi të gjatë reflektimi. Sepse mua me PS-së më lidh natyra ime, cilësitë e mia, idealet, programi etj. Pra unë PS-në nuk e zgjodha si zgjidhen këpucët mbi ndonjë tezgë pasi pashë se më përputhet numri. Nuk bëhet fare fjalë për zgjedhje. Bëhet fjalë për një afrim të vetvetishëm të ngadalshëm të dyanshëm. Sepse që të afrohesh me një parti nuk mjafton vetëm vullneti i individit, por edhe i partisë. Gjithsesi, zgjedhja ime ka vetëm karakter cilësor. Me PS-në më lidh mënyra se si unë e konceptoj politikën. Kundërshtarët tanë politikën e bëjnë nëpërmjet forcës, përbaltjes dhe dhunës. Ne e bëjmë përmes mirëkuptimit, dijes dhe bindjes.
Cilat mendoni se janë pesë avantazhet kryesore me të cilat partia juaj shkon drejt zgjedhjeve?
Mund të rendis edhe pesëqind të tilla, por po mbetem tek aq sa thoni ju. Ne besojmë te Shqipëria e bashkuar, e fortë, e begatë. Ne shqiptarët, të gjithë një nga një, i shohim si individë, bashkë me të cilët do të ndërtojmë një jetë më të denjë. Ne do vazhdojmë traditën më të ndritur të atyre shqiptarëve që ndër shekuj kanë shkrirë punën dhe jetët e tyre për një Shqipëri të dritës dhe dijes. Ne kemi formësuar një vetëdije të re, një program të ri, një politikë të re. Lideri i PS-së, Edi Rama, është politikan i një modeli të ri, një model që pushtetin e sheh si mjet për të transformuar Shqipërinë, ashtu si me mund, kundër të gjitha gjasave dhe kundër të gjithë cinikëve gjatë tre mandateve, transformoi Tiranën.
Në këndvështrimin tuaj, cilat janë pesë disavantazhet e kampit kundërshtar në këto zgjedhje?
Pesë disavantazhet e kundërshtarit tonë janë pesë avantazhet tona të mësipërme. Por, meqenëse siç jua thashë avantazhet tona janë të panumërta, ja edhe disa të tyret. Kundërshtarët tanë Shqipërinë e duan të ndarë në qendër dhe periferi, në jug-veri, në të kuq dhe blu, që të vazhdojnë lojën e tyre cinike të kacafytjes dhe zhvatjes. Kundërshtarët tanë shqiptarët i shohin si turma te të cilët trokasin me dhunë 1 herë në vit për t‘ua nxjerrë votat nga veshët dhe nga sytë. Kundërshtarët tanë vazhdojnë traditën e errët të krekosjes për burrëri, të dhunës për forcë, të padijes për vlerë, të prapambetjes për dritë. Vetëdija e kundërshtarëve tanë është e ndërtuar mbi mllefin, shpifjen dhe padijen. Lideri i kundërshtarëve tanë, Sali Berisha, me karakterin që ka, i përket një tipologjie, një modeli të tejkaluar tepër të vjetër kryeministror autoritar, despotik, koha e të cilit ka kaluar të themi aty kah fillimi i shekullit të kaluar, kur vaporët me avull i binin qark Afrikës për të vajtur në Indi, Kinë, Japoni.
Çfarë mund t‘i ofroni ju qeverisjes së nesërme dhe performancës së partisë suaj?
Dëshirën për t‘i shërbyer vendit tim, urtësinë në të vepruar, durimin për të dëgjuar, dijet që kam marrë nëpër shkolla. Njohuritë e ndryshme rreth problematikave shqiptare, të cilat i kam mësuar nga përvojat e ndryshme para se të afrohem me Partinë Socialiste. Vendosmërinë si cilësi të karakterit, mos-stepjen para asnjë vështirësie, ndjeshmërinë ndaj njerëzve në nevojë, mëshirën për fatkeqit, dashurinë për të gjithë.
Përtej pozicionimeve të fushatës, nëse do t‘u duhej të vlerësonit njërin prej kandidatëve kundërshtarë në qarkun tuaj, cili do të ishte ai?
Ky "Ai" që kërkoni ju mund të ishte edhe "Ajo". Unë sigurisht do desha, por PD-ja fatkeqësisht nuk ka asnjë kandidat për të qenë, as Ai as Ajo. Prandaj, gjithsesi, meqenëse ju kërkoni një, unë atë, edhe pse me shumë vështirësi, mund ta nxjerr vetëm nga kombinimi i cilësive të veçanta të disave, natyrisht ashtu si i shoh unë. Një individ i tillë hipotetik, megjithëse paksa horrorifik mund të ishte një monstër e sajuar nga pleqëria e Berishës, servilizmi i Bumçit, sharmi i perënduar i Bulkut, inteligjenca inekzistente e Lajla Përnaskës, hazërxhevapi i Bregut, syçelësia e Strazimirit, paturpësia e Tritan Shehut, anonimiteti i Ylber Vatës, nënshtrimi i Myqerem Tafajt, heshtja e turpshme e Taulant Binos, skllavëria e Rusmalit, boshësia e Gert Bogdanit etj., dhe s‘po vazhdoj më, se bëhet fare Frankenshtajn pastaj dhe tremben jashtë mase zgjedhësit demokratë për të cilët më duhet edhe mua të përkujdesem deri diku. A.Thomollari
CV
Elisa Spiropali
U bë drejtuese e lëvizjes qytetare "Mjaft!" në vitin 2007 pas largimit të brezit të parë
Përfundoi studimet në Malin Holyoke College, Massachusetts, ku mori një BA në Politikë dhe Ekonomi
Ka punuar në Nju Jork për një firmë ligjore me interes publik aktiv në fushën e të drejtave civile dhe kujdestari reformës
Në vitin 2004 ajo ka punuar në Qendrën për Studime Sociale dhe Ligjore në Buenos Aires