Konflikti mes bashkisë e komunës për 200 ha tokë
01/06/2010 Selaudin Bogdani akuza qarkut se po ndryshon vijën administrative. Reagon prefekti Himçi
PËRRENJAS- Mbledhja e Këshillit të Qarkut ka vazhduar jo pa debate në qendër të të cilave ishte ankesa e komunës Rrajcë për përfshirjen e rreth 200 hektarëve në planin rregullues të Bashkisë Përrenjas. Selaudin Bogdani e ka cilësuar planin rregullues një shkelje për vijën administrative të komunës së tij. “Ju keni dërguar në mënyrë të padrejtë deri në Këshillin e Ministrave një plan rregullues që është i padrejtë, pasi cenon autonominë dhe sipërfaqen e komunës sonë. Kjo është një shkelje që bëhet në kurriz të kësaj komune, duke favorizuar një njësi tjetër vendore duke i marrë padrejtësisht Rrajcës rreth 200 hektarë”.
Përplasja
Por kryetari i qarkut Blendi Himçi tha se përplasja mes komunës Rrajcë dhe Bashkisë Përrenjas nuk ka lidhje me projektin e planit rregullues. Ai deklaroi se disa herë ka kontaktuar dhe ka dashur të ulë në tavolinë dy njësitë vendore, problemin e të cilave nuk mund ta zgjidhë qarku dhe madje as Këshilli i Ministrave, por vetë njësitë dhe në rast se jo atëherë mund t’i drejtohen gjykatës”. Por kreu i komunës Rrajcë ka insistuar se vendimi për planin rregullues të ndërmarrë nga qarku është bërë pikërisht për të favorizuar bashkinë dhe se ai mbron interesat e komunitetit kur flet. Madje duke ndjekur debatin ai ka theksuar se askush nuk ka të drejtë për t’ia mbyllur gojën sepse është përfaqësues i 12 mijë banorëve. Por në këtë moment Himçi tentoi të sqaronte edhe një herë se bëhej fjalë për planin rregullues që në shumicën e rasteve përfshin edhe zonat suburbane që janë edhe jashtë njësisë administrative, por që integron të dy zonat. Ai tha se konflikte të ngjashme nuk ka pasur vetëm Rrajca, por edhe komuna të tjera me bashkitë, por këto konflikte nuk zgjidhen nga qarku. “Plani rregullues, tha Himçi, nuk ndryshon vijat administrative”. Por edhe pas këtij shpjegimi Bogdani i shoqëruar edhe nga dy anëtarë të Këshillit të Komunës ka braktisur mbledhjen në shenjë proteste. Për këtë rast ka ndërhyrë edhe kryetari i shoqatës së komunave të Shqipërisë Sabri Sallaku. Ai ka thënë se në rastet e këtyre projekteve duhen marrë parasysh edhe mendimet e drejtuesve të komunave. Palët e përfshira, territoret e të cilave bëjnë pjesë në projekt, duhet të pyeten dhe të diskutohet me to për çdo projekt që prek këto territore. Ai tha se për çdo plan të ngjashëm përfshirja në bisedime e njësive do të sillte edhe zgjidhjen dhe nuk do të kishte këto lloj konfliktesh. Ndërkohë pritet që komuna Rrajcë të vazhdojë procedurat e saj madje duke kërcënuar se do t’i drejtohet gjykatës për çdo cenim të territorit të saj nga njësitë e tjera vendore. Problemet mes Bashkisë Përrenjas dhe komunës Rrajcë kanë rreth 4 vjet që vazhdojnë. Madje mes tyre ka pasur edhe përballje fizike për një fshat që ndodhet mes dy njësive dhe për të cilën të dyja njësitë vendore pretendojnë administrimin.