E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECDC mbështet Shqipërinë në sigurimin e vaksinës kundër virusit A (H1N1)


Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (ECDC) mbështet Shqipërinë në sigurimin e vaksinave për virusin e gripit A (H1N1), i njohur ndyshe si gripi i derrit, garantoi drejtoresha e ECDC, Zsuzsanna Jakab, gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Anila Godo. Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë bëri të ditur se znj. Jakab, pasi vlerësoi masat e marra nga strukturat e shëndetësisë për përballimin e përhapjes së gripit A (H1N1), rekomandoi eksplorimin e mundësisë së prokurimit të vaksinës ndaj virusit A (H1N1) përmes kanaleve të Bashkimit Europian. Shqipëria është tashmë në rrugën e hyrjes në BE, dhe rrjedhimisht është në interesin jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të BE, përqasja solidare në kontrollin e sëmundjeve infektive. Gjithashtu, në takim u theksua se janë duke u vlerësuar kapacitetet prodhuese në vende të Europës Qendrore, apo të rajonit, me qëllim shpërndarjen e vaksinës në mënyrë sa më të drejtë. Gjatë këtij takimi, u diskutua gjithashtu mbi shkëmbimin e eksperiencave mes vendit tonë dhe vendeve të BE në kontrollin e sëmundjeve, veçanërisht të viruseve që prekin popullatën në mbarë botën. Znj. Godo vuri në dukje ambicien e Shqipërisë për të harmonizuar politikat e shëndetit publik në Shqipëri me ato të BE. Shqipëria ka tashmë një ligj kuadër “Për shëndetin publik”, të vlerësuar nga BE dhe OBSH, ndërsa janë integruar një sere shërbimesh te shendetit publik në kujdesin paresor. Ajo tha se në vend pritet të ngrihet së shpejti një qender koordinuese rajonale për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›