Vlorë, 2 në pranga për trafik droge. U bllokohe skafi
Policia e Vlorës bllokoi një motoskaf me gjatësi 5.5 metra, dy motorë mjeti lundrues, pasi dyshohet se përdorej për trafikimin e lëndës narkotike drejt shtetit fqinj.
VLORE- Dy persona nga Vlora u ndaluan dje në mbrëmje në qytetin bregdetar nën akuzën për trafik lëndësh narkotike në bashkëpunim, ndërsa u bllokua dhe një skaf me të cilin dyshohet se ata ushtronin këtë aktivitet të paligjshëm.
"Roland Lulaj dhe Ardian Gockaj, përkatësisht 29 dhe 38 vjeç, u ndaluan pas një operacioni të organizuar nga forcat e policise kufitare dhe rendit në qarkun e Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit
Në cilësinë e provës materiale, dy të ndaluarve iu sekuestrua një motoskaf me gjatësi 5.5 metra, dy motorë mjeti lundrues me fuqi 40 HP - Merkuri dhe 9 HP - Merkuri, 4 aparate telefonik celularë si dhe shuma prej 1850 Euro.
(ATSH/BalkanWeb)