Kuvendi i ri. Ja të dhënat e kësaj legjislature

Mbledhja e parë e punimeve të Kuvendit të ri të Shqipërisë të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit pritet të zhvillohet ditët e para të muajit shtator me dekret të Presidentit të Republikës.
Ja disa të dhëna për parlamentin e ri shqiptar të katër viteve në vazhdim:
- Nga 140 deputetë të parlamentit 74 i takojnë maxhorancës dhe 66 opozitës.
- 76 deputetë ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit
- Legjislatura e re numëron 22 deputete gra ose dyfishim të numrit të tyre në krahasim me vitin 2005.
- Partia Demokratike do të përfaqësohet në parlament me 68 deputetë nga 56 që kishte në legjislaturën e kaluar.
- Partia Socialiste do të ketë 65 deputetë nga 42 që kishte në vitin 2005
- Partia Republikane do të përfaqësohet në Kuvend vetëm me një deputet (kryetarin e saj), ndërsa në zgjedhjet e 2005-s ajo siguroi 11 vende.
- Nga 34 parti që konkuruan në zgjedhjet e qershorit vetëm 6 prej tyre do të përfaqësohen në Kuvend: PD, PS, LSI, PR, PDI dhe PBDNJ. Ndërsa në vitin 2005 ishin 12 partitë që merrnin pjesë në parlament.
- Grupi parlamentar i PD-së nga 68 deputetë që ka 35 prej tyre zgjidhen për herë të parë.
- Grupi parlamentar i PS-së nga 65 deputetë 37 zgjidhen për herë të parë.
...