EGL, kontratë miliardere me Iranin
Shoqëria zvicerane EGL, që ka marrë përsipër ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik, i cili do të sjellë gazin iranian në Evropë përmes Shqipërisë, ka arritur më në fund të zgjidhë edhe pikën më delikate të projektit. EGL njoftoi se arriti të nënshkruajë një kontratë multimiliardere me qeverinë e Iranit për furnizimin e gazsjellësit me gaz përgjatë 25 viteve të ardhshme. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, shoqëria zvicerane ka lënë pas projektin rival, atë të gazsjellësit Itali-Greqi, pasi ekspertët thonë se projekti që do të arrijë të sigurojë i pari burimet e gazit do të ketë avantazhe të rëndësishme kundrejt rivalit të tij.
Marrëveshja
Sipas marrëveshjes, kompania shtetërore e gazit në Iran do të furnizojë EGL me 5.5 miliardë metër kub gaz në vit, të cilin shoqëria zvicerane do e shesë në tregun evropian. Ministrja e Jashtme zvicerane, Mishel Kalmi Rei, që ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme të marrëveshjes, deklaroi se kontrata e nënshkruar ka një vlerë prej rreth 18 deri në 27 miliardë euro për 25 vitet e ardhshme. Ndërkaq, vetë shoqëria nuk e ka bërë të ditur vlerën reale të kontratës, por deklaroi se ajo do të varet shumë edhe nga ecuria e çmimit të gazit gjatë viteve të ardhshme.
Embargo
Përpjekjet e Zvicrës për të përshpejtuar ndërtimin e gazsjellësit Transadriatik, që përshkon mes përmes Shqipërinë, nuk i ka lënë të kënaqura Shtetet e Bashkuara të Amerikës. SHBA-ja nuk e ka parë me sy të mirë marrëveshjen e nënshkruar mes EGL dhe Iranit, të cilën Zvicra, nga ana e saj, e konsideron si një ujdi që i jep fund varësisë energjetike të Evropës nga Rusia. Marrëveshja mes EGL-së dhe qeverisë së Iranit është arritur pas shumë raundesh të vështira negociatash, pasi në luftë, për të siguruar burimet e gazit iranian, ishin dhe disa qeveri të tjera, si ajo greke dhe ajo ruse, të cilat kishin edhe projekte rivale gazsjellësish. Por, ndonëse arriti një sukses të madh kundrejt projekteve rivale, sidomos atij grek, EGL-ja duhet të përballet tashmë me presionin e fortë të Uashingtonit, i cili ka filluar sakaq presionin diplomatik ndaj asaj që e konsideron si thyerje të embargos. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ambasada amerikane në Zvicër deklaroi se me këtë marrëveshje po shkelet embargo, që Kombet e Bashkuara kanë vendosur ndaj Iranit dhe se Zvicra po i jep kështu Teheranit një mesazh të gabuar, në një kohë kur ky vend vazhdon me programet bërthamore.
Gazsjellësi
Qeveria shqiptare dhe Këshilli i Rregullimit të Territorit të Shqipërisë, miratuan vitin e kaluar projektin e shoqërisë zvicerane, i cili parashikohet të kushtojë rreth 800 milionë euro. Madje, Berisha deklaroi në atë kohë se qeveria e tij do të lobonte në arenën ndërkombëtare, në mënyrë që projekti i EGL-së të merrte mbështetjen e fuqive të mëdha. Gazsjellësi i EGL-së ka një gjatësi prej 513 kilometrash, prej të cilave 196 kilometra shtrihen në territorin shqiptar. Gjurma e gazsjellësit është parashikuar që të kalojë në Shqipëri dhe përmes Italisë të shpërndahet në vendet e Bashkimit Evropian, të cilat po përballen të gjitha me mungesë të këtij produkti, aq më tepër kur situata energjetike edhe në BE nuk është plotësisht e stabilizuar. Projekti lidhet me rrjetin ndërkombëtar të gazit në Selanik dhe futet në Shqipëri në Qarkun e Korçës në Devoll, vazhdon në jug nëpërmjet Kolonjës, Përmetit dhe zonës së Tepelenës, duke kaluar në rrethin e Vlorës dhe shkon në veri, duke përshkuar zonën e Mallakastrës dhe arrin në detin Adriatik në bregdetin afër Fierit. Ndërtimi i kësaj vepre, përveçse do të garantonte një furnizim të bollshëm të vendit tonë me gaz, do të fuqizonte ndjeshëm pozitat gjeopolitike të Shqipërisë, për shkak të rëndësisë strategjike dhe politike që ka energjia sot në Evropë.