Matura Shtetërore, izolohen në verë 150 mësues
Për të korrigjuar testet e provimeve të maturës do të angazhohen plot 150 mësues nga rrethe të ndryshme të vendit. Ata do të punojnë për afro dy muaj në qendrat e vlerësimit. Duke qenë se për herë të parë testet janë me përgjigje të argumentuara dhe jo vetëm me alternativa edhe koha e korrigjimit është më e gjatë, vetëm në fund të korrikut maturantët do të mësojnë nëse kanë fituar shkollën e lartë apo jo. Ministria e Arsimit bëri të ditur dje për mediat se "mësuesit që do të trajnohen për vlerësues të testeve të maturës do të punojnë nga 10 qershori deri më 25 korrik". Këtë vit do të angazhohen 30-40 vlerësues më shumë se vitet e mëparshme dhe ata vijnë nga qytete të ndryshme të vendit.
Në ndryshim nga maturat e kaluara, testet e provimeve do të korrigjohen në katër qendra vlerësimi që do të ngrihen enkas për këto provimeve. Ato çelen në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Fierit në mjedise shkollash apo drejtori arsimore. "Çelja e tri qendrave të reja të vlerësimit kryhet për të pasur një administrim më të mirë e të sigurt të procesit", bën të ditur Ministria e Arsimit. Përpos shtimit të numrit të qendrave, MASH ka shtuar edhe numrin e mësuesve korrigjues. Qendra e Vlerësimit të Nxënësve (AVA) do të bëjë gjatë këtij muaji intervistimin dhe përzgjedhjen përfundimtare të vlerësuesve për secilin provim të maturës. Më tej, mësuesit fitues do t‘i nënshtrohen trajnimit që organizon qendra. Në mbarim të trajnimit, vlerësuesit do të certifikohen. Gjithashtu, për drejtimin teknik të procesit veçojmë faktin se AVA do të caktojë në secilën qendër dy specialistë mbikëqyrës. Ndryshe nga vitet e kaluara, korrigjimi bëhet edhe nëpër rrethe, ndaj drejtoritë arsimore rajonale të Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Fierit do të lirojnë mjediset e korrigjimit në godinat shkollore. Për ruajtjen e tyre do të ketë shërbim 24-orësh me polici ose roje civile gjatë periudhës së korrigjimit të provimeve. Për secilin provim të Maturës Shtetërore 2008, në secilën nga 4 qendrat e vlerësimit do të funksionojë në mënyrë permanente një grup administratorësh të testeve i përbërë nga një përfaqësues të AVA-s, një përfaqësues të MASH dhe një përfaqësues i DAR përkatëse.
Katër qendrat e vlerësimit do të jenë:
Në Tiranë, në godinën e shkollës "Sabaudin Gabrani"
Në Elbasan, në godinën e shkollës "Qemal Stafa"
Në Shkodër, në godinën e shkollës "Jordan Misja"
Në Fier, në godinën e Drejtorisë Arsimore.