Terri: Arsenali? Humb se nuk ka anglezë
Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, është i bindur se Arsenali do të humbë shumë shpejt shanset për titullin kampion, pasi nuk ka në përbërje lojtarë anglezë. "Duhet që baza e ekipit të jetë angleze, të ketë forcën që bashkon skuadrën në momentet vendimtare. Kjo është ajo që japin lojtarët anglezë, kjo është edhe arsyeja pse Arsenali do të dështojë në luftën për titull", u shpreh mbrojtësi 26-vjeçar i skuadrës londineze. Ai ka pranuar se skuadra e tij po bën të pamundurën për t‘u kthyer te titulli kampion. "Gjëja që më ka vrarë më shumë ishte të shihja Mançester Junajtid të ngrinte lart trofeun e kampionatit", tha ai.