E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Byten "injoron" ofertat angleze

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Daniel van Byten, "injoron" ofertat e disa skuadrave angleze dhe synon të qëndrojë me gjigandët e Bundesligës edhe gjatë sezonit tjetër. Gjatë kësaj periudhe është përfolur për një largim të mundshëm të belgut, edhe sepse tekniku Otmar Hitcfeld nuk e ka aktivizuar rregullisht si titullar. Njukasëll, Aston Vila dhe Evertoni kishin shprehur interes për lojtarin, që në vitin 2004 ka luajtur te Mançester Siti në formë huazimi. Megjithatë, menaxheri i mbrojtësit, Kruistof Henrotai, saktësoi se Van Byten kërkon të shohë se çfarë rrjedhe do të marrë situata me teknikun e ri, Jurgebn Klinsman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›